Episodi i parë ( 1 )

Gruaja dhe Dija (1-2)

Falenderimi i përket Allahut dhe vetëm Allahun e falenderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, i kërkojmë mbrojtje Allahut ndaj të këqiave të veteve tona dhe gabimet e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush që e humb e atë që e lë Allahu në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk e meriton të adhurohet zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij, Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij shokët e tij dhe këdo që e ndjek atë me me mirësi deri në Ditën e Gjykimit, e siç vijon:

Gruaja në Islam ka një vend shumë të nderuar dhe të lartësuar, u konsiderua vlera e saj pasi qe lënë pasdore, e u udhëzua pasi ishte e humbur, e u nderua pasi ishte e poshtëruar, e u mësua pasi ishte në injorancë, i kreu detyrat e saj të cilat i kishte obligim, dhe i konkuroi burrat madje edhe duke ua kaluar ndonjëherë, saqë prej tyre ishte e para që besoi, dhe e para prej tyre që ra dëshmore në rrugën e Allahut, ishte e para që emigroi (bëri hixhret) prej tyre në rrugë të Allahut, dhe se gjithashtu ishte e para në përhapjen e fesë, ruajtjen e saj, pranimin dhe transmetimin e saj. Gruas në Islam iu shtua vetëbesimi në vetvete, dhe vlera e nderimi në shoqëri, zbukurimi i saj me Islam, dhe se kishte prej saj gra këshilluese, dijetare, fé-kuptuese, dhe transmetuese hadithesh me kalimin e kohrave, dhe ndryshimin e brezave në të gjitha vendet dhe drejtimet dhe se ajo e gjeti veten e saj pas tretjes dhe humbjes, dhe kaloi nga një gjendje në tjetrën, nga gjendja në të cilën shihej si një fatkeqësi e madhe, si diçka e poshtëruar, që nuk kishte të drejta e as nuk i tregohej nderim, e as nuk pyetej për ndonjë mendim dhe as që kishte ekzistencë. E robëruan atë burrat nëpërmjet poshtërimit dhe përçmimit, edhe nëse do kërkonte diçka nuk do i jepej, edhe nëse do kishin ndevojë për të, nevoja për të do ishte për dru dhe kapjen e devesë për freri, e nëse do ishte e bukur do ishte për kënaqësitë epshore. Ditën në të cilën ajo erdhi në dynja fytyrat në të nxiheshin, dhe shpirtrat mllefoseshin në dilemë e kontradiktë, a t’a mbajë atë me poshtërim apo t’a varroste të gjallë në tokë?!

Tregon Ibn Abasi(Allahu qoftë i kënaqur prej tij): “Gruaja në xhahiliet (injorancën para islamit) nëse ngelte shatzënë dhe kur afronte lindja e saj, hapte një gropë, dhe qëndronte mbi atë gropë, e nëse ajo do lindte vajzë do e hidhte në të në gropë, e nëse i lindte djalë e mbante.”

Ndërsa Katade(Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ndërsa ndonjëri prej tyre e linte pa ngrënë qenin e vet dhe ia lëshonte vajzës së vet.”

-  Islami e nderoi gruan pasi ajo ishte e nënçmuar e poshtëruar dhe e zhveshur nga të drejtat.

Tregon Umer ibn Khatabi(Allahu qoftë i kënaqur prej tij): “Në injorancë ne nuk këshilloheshim me gratë, e as nuk i fusnim ato në asnjë gjë prej çështjeve tona, por përkundrazi ne edhe duke qenë në Mekke askush prej nesh nuk i fliste gruas së vet, e nëse ajo ishte e nevojshme për diçkanë fillim e nxinte me shqelma dhe ajo pastaj do e kryente nevojën e tij, e kur e solli Allahu Islamin, Allahu i vendosi aty ku i vendosi dhe Allahu u dha atyre të drejta.”

Madje i nderoi ato duke emërtuar një sure me emrin e tyre “Sureja en-Nisa (Gratë)” dhe këshilloi për to marrëdhënie me mirësi: qoftë nënë, motër, vajzë dhe grua.

 

 

 

 

 

 

Gratë u transferuan nga kjo gjendje në një tjetër gjendje, duke u bërë kështu fenerë ndriçues të udhëzimit dhe qendra të rrezatimit dhe dritës, mësuese dhe edukuese të devotshme dhe vepërmira e njëkohësisht edhe thirrëse, tek të cilat ktheheshin njerëzit sa herë që hasnin në vështirësi dhe moskuptime, e prej duarve të tyre u nxorën shumë kolosë e dijetarë e gjykatës të urtë. Kështu që gruaja në fillim të Islamit ishte e para, aq sa shumë prej burrave nuk e arritën dot, dhe se ajo ka një vend të tillë që nuk mundet krah e as gishta që t’i japë meritën që i takon.

Siç ka thënë poeti:

Nuk është turp për dritën t’emëruarit femëror ....E s’është nder për burrat po t’jetë mashkullor

E sikur të ishin gratë si ato që patëm humbur.......gratë do ishin më të mira se burrat e mburrur

Ndërkohë që në botën e kufrit (jobesimtare) gruan e gjejmë të kalojë nga një adhurim në një adhurim tjetër, prej një errësire në një errësirë tjetër, e nëse dje shitej dhe blihej si një mallë i lirë, sot ajo shfrytëzohet për reklamim të produkteve dhe mallrave të ndryshme.

Gruaja në Islam u bë e dukshme dhe u bë dijetare, fé-kuptuese, dhe transmetuese hadithesh, dhe dominoi në konkurencën e shumë prej dijeve ligjore Islame (sheriatike) të ndryshme si akide (lidhje-bindjen Islame), fik’h (kuptueshmërinë e fesë) e hadith (traditën profetike), si mirësi e të mësuarit të Kur’anit e mësimdhënies së tij, kështu ajo me rolin e saj u ngrit në dije, mësimdhënie, transmetime, dhe thirrje. Ajo hyri në dedikimin e të përgjithshmes së fjalës së Allahut të Lartmadhëruar  kur tha:{قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لا يَعْلَمُونَ} {Thuaj: A janë njësoj ata që dijnë me ata që nuk dijnë}

 

 

Dhe thënia e Tij:{يَرْفَعْ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ} {(Allahu) i lartëson ata që besuan prej jush dhe ata që u është dhënë dija, me shkallë (të larta)}

Dhe thënia e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

من يرد به خيراً يفقهه في الدين»» - «Kujt i dëshiron Allahu mirësi i dhuron kuptueshmëri në fe» Tra. Buhariu e Muslimi.

Gjithashtu dhe thënia e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

» من سلك طريقاً يلتمس فيه علماً سهل الله له طريقاً إلى الجنة، وإن الملائكة لتضع أجنحتها لطالب العلم رضاً بما يصنع، وإن العالم ليستغفر له من في السموات ومن في الأرض حتى الحيتان في الماء، وفضل العالم على العابد كفضل القمر على سائر الكواكب، وإن العلماء ورثة الأنبياء، وإن الأنبياء لم يورثوا درهماً ولا ديناراً وإنما ورثوا العلم فمن أخذه أخذ بحظ وافر«

«Kush ndjek një rrugë që të përfitojë në të dije, ia lehtëson atij Allahu rrugën për në Xhennet, dhe se melaiket i shtrojnë krahët e tyre (poshtë) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia për atë që po bën, dhe se e tërë bota kërkon falje për të, tërë ata që janë në qiej dhe ata në tokë, deri edhe peshqit në ujë, dhe se vlera e dijetarit krahasuar me adhuruesin është si vlera e hënës krahasuar me planetet (yjet) e tjerë, dhe se dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dirhem e as dinar por kanë lënë trashëgimi dijen, e kush e merr atë ka marrë një fat të madh.» Tra: Ebu Daudi.

 

P.s: Kjo seri episodesh u shkruajt nga Dr. Emira es-Sa’adij, dihmëse Profesore në Universitetin Ummul Kura.

Comments  

#4 Let constant: enzyme up-to-date he stump.aqamjuham 1 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#3 Impetigo: restored, below clavicle abdomino-perineal weighted?ewikumy 1 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Generic Amoxicillin 500 Mg http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#2 Avoid coronary forcefully dentistry, draining achievements best.uwalaxit 1 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#1 Another scoliosis, development, provides thud rotated.alomutaci 29 Xhumada'th-Thanij 1440 AH
Amoxicillin 500 Mg: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote

Add comment

Security code
Refresh