Episodi i tretë ( 3 )

Gruaja dhe dija (3)

Kërkimi i dijes është obligim për çdo musliman:

Dijetarët e kanë konsideruar dijen si një obligim të pakontestueshëm për Umetin (shoqërinë Islame). Në tefsir (komentimin e Kur’anit) ky hadith nga Sufjan bin Ujejne me kur thotë: “Kërkimi i dijes dhe të sakrifikuarit ( xhihadi për rrugë të Allahut) është farz (obligim i domsdoshëm) për shoqërinë e tyre ku shpërblehen për të disa prej tyre mbi disa, dhe pastaj lexoi ajetin:

{فلولا نفر من كل فرقة منهم طائفة  ليتفهقوا في الدين ولينذروا  قومهم إذا رجعوا إليهم لعلهم يحذرون}

 {E le të jetë një pjesë prej çdo grupi si një ndarje nga ata për t’u pajisur me kuptueshmëri në fé, në mënyrë që t’a këshillojnë popullin e tyre, kur të kthehen tek ata, në mënyrë që të ruhen (nga gjynahet).}

Ka thënë Ibn Mubarak(Allahu e mëshiroftë): “Kuptimi është  që dikush të mos veprojë diçka përveçse me dije, duke pyetur dhe duke mësuar, e kjo është ajo e cila e bën obligim për njerëzit të mësuarit e dijes.”

Ka thënë Ahmed ibn Hanbel(Allahu e mëshiroftë): “Sa i përket asaj me të cilën realizohet namazi, dhe urdhërave të fesë së tij si agjërimi, zekati dhe të përmendurat e sheriatit (ligjeve në) Islam, është e nevojshme që të t’i mësojë ato.” E pastaj tha: “Njerëzit kanë më tepër nevojë për dijen se sa për ushqimin dhe pirjen, pasi për ngrënien dhe pirjen kanë nevojë një herë apo dy herë në ditë ndërsa për dijen kanë nevojë në çdo moment.”

Thotë Ibn Kajimi(Allahu e mëshiroftë):“Sa u përket të dashuruarve(me dijen), dija është dashuria më e madhe për të dhe të dhënurit e vetes pas saj më tepër se çfarëdo i dashuruari ndaj dashurisë së tij, e shumë prej tyre nuk i provokon përballë saj qoftë edhe bukuria më e hijshme e njerëzve.”

 

Thotë Ibn Abdulbarr : “Kanë rënë dakord dijetarët se nga dija, ka që është farz (obligim) i emëruar për çdo person veçanërisht, duke nisur nga vetja e tij, e prej sa ka që është farz kifaje (i mjaftueshëm) ku nëse e kryejnë disa, hiqet obligimi mbi të tjerët. E ajo që i obligon të gjithë me kryerjen e saj është ajo që askush prej njerëzve nuk mundet që t’a lërë pa e larguar injorancën e vet si obligim i obliguar për të si për shembull dëshmia me gjuhë dhe pranimi me zemër se Allahu është i Vetëm e i pa rival dhe të dëshmuarit se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij... dhe se pesë kohët e namazeve janë farz (obligative) dhe të çdo gjëje që ka lidhje me dijen rreth tyre, dije pa të cilën nuk mund të realizohet adhurimi përveçse nëpërmjet saj, si për shembull mënyra se si të pastrohesh dhe kushtet e tjera rreth tyre. Gjithashtu edhe agjërimi i Ramazanit është farz, ku bëhet obligim dija dhe mësimi i çdo gjëje që e prish agjëarimin  e tij, e që nuk mund të realizohet e as plotësohet përveçse nëpërmjet tij. E nëse është furnizuar me pasuri,e ka detyrë që të japë Zekat dhe të mësojë se kur duhet që t’a japë, e sa duhet të japë, dhe e ka farz që të kryejëHaxhin, duke iu bërë obligim farz që të mësojë edhe se si kryhet haxhi, duke mësuar se ai është farz së paku një herë të vetme në jetën e tij nëse ka mundësi për këtë...”

Add comment

Security code
Refresh