Hyrje

Falenderimi i qoftë Zotit të botëve, paqja dhe bekimi qoftë mbi vulën e Profetëve dhe të Dërguarve, Profetin tonë Muhammed dhe mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe të gjithë ata që e ndoqën në mirësi deri në Ditën e Gjykimit, e siç vijon:

Përgjatë tërë historisë dhe vazhdës së popujve dhe qytetërimeve, gruaja ka qenë me idenditet të zvetënuar, e humbur familjarisht, e privuar nga liria, pa ndonjë vlerë të përmendur apo meritë të konsideruar!

Madje ashpërsia ndaj saj gjendej në çdo situatë të jetës së sajë – duke përjashtuar kohët e revelatave (shpalljeve hyjnore)- ngjyrosur me ngjyrat e padrejtësisë dhe poshtërimit, shtypjes dhe mjerimit, e të cilës i prinëepshet e shfrenuara apo bestytnitë e prishura.

E kur ndriçoi drita e revelatës së Përjetësisë në gadishullin arabik, e u derdhën ajetet e Shpalljes mbi të Zgjedhurin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), gruaja u bë më e lumtura e njerëzve nëpërmjet kësaj feje madhështore, e cila hoqi prej saj barrët e injorancës dhe vargonjt e traditave të prishura dhe lodhjen nga adhurimi i të tjerëve përveç Allahut – qoftë Lavdëruar.Transmetohet se Umer ibn Khatabi ka thënë:

 «Pasha Allahun, vërtetë që ne, në injorancë, nuk i pyesnim gratë për ndonjë çështje, derisa zbriti Allahu për to, atë që zbriti, dhe ndau për to, atë që ndau».(1)

Kështu, gruaja arriti shtysën e saj përfituese, prej përkujdesit ndaj origjinës së nderimit njerëzor dhe krijimit në formën më të mrekullueshme dhe vlerësimit mbi shumë prej krijesave, ashtu siç na bëri me dije Bamirësi, qoftë Lartësuar prej të Pranishmëve më të lartë(melaikeve të afërta), me Fjalën e Vet:

}وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً{

{Me të vërtetë Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit (njerëzit), e i bartëm në tokë dhe në detë, e i furnizuam prej mirësive, e i nderuam ata mbi shumë prej krijesave me nderim}.(2)

Lidhur me këtë Shejh Ibn Seadij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dhe se kjo është prej nderimit të Tij ndaj tyre, dhe mirësisë së Tij, të cilat nuk mund të maten me masën që i takon, duke i nderuar bijtë e Ademit me të gjitha format e nderimit. I nderoi ata me dije dhe mendje, dhe me dërgesën e të Dërguarve, zbritjen e librave, dhe duke konsideruar prej tyre miq e të dashur dhe u dha atyre mirësi të dukshme e të padukshme”.(3)

Vërtetë Islami e ka stimuluar të drejtën e jetës së ndershme, dhe e shenjtëroi atë me adhurime, dije dhe obligime fetare, e cila e mbrojti natyrshmërinë e saj, besimin e saj, e pastroi moralin e saj, dhe e ndriçoi ideologjinë e saj, ashtu sikurse i premtoi, për shpërblimin e Jetës Tjetër.Thotë i Lartësuari:

}مَنْ عَمِلَ صَالِحاً مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ{

{Kush bën vepra devotshmërie, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i mundësojmë të jetojë një jetë të mirë, e do t’i shpërblejmë ata për veprat e tyre, me (shpërblim) më të mirë se ajo që patën punuar}(4)

Dhe se kjo fé madhështore,vuri përgjegjës për të (femrën) një seri të drejtash materjale dhe shoqërore,që në parathënien e saj të trashigimisë së vazhdueshme, e cila nuk bie ndesh me mirësjelljen ndaj nënës, të lidhjes së vërtetë me të dhe bamirësisë ndaj saj,përfshirë edhe pjesën e babait në të drejtën e tij, për mirësjellje dhe marrëdhënie të mirë.

E në gjerësinë e Imanit (besimit), gruaja u rehatua në të gjitha të drejtat e saj bashkëshortore, në të cilën agoi në një jetë me dashuri, e mëshirë, shpenzim për të, e dhurime, duke bërë që i Dashuri ynë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) t’a konsiderojë thesarin më të çmuar të kësaj bote, për të cilën, garohet për arritjen e saj, në dobi të saj, me fjalën e tij:

« الدُّنيا متاعٌ وخيرُ متاعِ الدنيا المرأةُ الصالحةُ »

«Kjo botë është dërfrim, e dërfrimi më i mirë i dynjasë është një grua e devotshme.»(5)

Kështu duart e mirësisë dhe bujarisë,e nxitën femrën, të ndjekë dijen fisnike, e cila është baza e fesë dhe burimi i saj, tek e cila shuhet etja ndaj rregullave, kulturës dhe ligjeve së saj, e që e cila u bë përgjegjëse në kërkimin dhe njohjes së saj(dijes), në zbatim të urdhërit të përgjithshëm hyjnor, me të cilin filloi mesazhi dhe me të cilin u hap Shpallja Fisnike, siç ka thënë i Lartësuar qoftë Thënësi:

}اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ{

{Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi...}(6) siç edhe i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i nxiste burrat, në të mësuarit e vajzave të tyre dhe edukimit të tyre, me moralin më të mirë, duke i përgëzuar ata me shpërblime të shumëfishta për këtë.

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, nga Ebu Burdete, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:

« أيُّما رجلٍ كانت عنده وليدة فعلَّمها فأحسن تعليمها، وأدبها فأحسن تأديبها ثم أعتقها وتزوجها فله أجران ...»

«Cilido burrë, që ka një robëreshë, dhe që e mëson duke e përsosur mësimin ndaj saj, dhe që e edukon duke e përsosur edukimin e saj, pastaj e liron(nga robëria), dhe pastaj martohet me të, ai do ketë dy shpërblime...» Hadith.(7)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar e nderoi, për shkak të përhapjes së dijes dhe të njoftuarit me të të njerëzve, me thënien e Tij – duke iu drejtuar nënave të besimtarëve

}وَاذْكُرْنَ مَا يُتْلَى فِي بُيُوتِكُنَّ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ وَالْحِكْمَةِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ لَطِيفاً خَبِيرا{

{Dhe përkujtojini ato që lexohen në shtëpitë tuaja, prej ajeteve (porosive) të Allahut dhe urtësisë, vërtetë Allahu është i Butë dhe i Informuar}(8)

E që gjithashtu i porositi ato, që t’a përhapnin atë që lexohej në shtëpitë e tyre, prej ajeteve (porosive) të Librit të Allahut dhe asaj që mësonin prej urtësisë, e cila është ajo që iu shpall të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nga Sunneti (tradita profetike) qoftë fjalë apo vepër, derisa ajo(dije) të mbërrijë tek mbarë njerëzit, që të punojnë me atë që përmban dhe synohet me të.(9)

Kësaj porosie, nënat e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) iu përgjigjën, saqë për Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) qe një fat i madh davet (të ftuarit në Islam) dhe në transmetim, pasi ajo ishte më shumë se çdo nënë tjetër e besimtarëve, që nderohej me zbritjen e revelatës, dhe më e afta në dije e transmetime të haditheve profetike, ku e cila transmetoi nga Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dy mijë e dyqind e dhjetë hadithe.

E ata që kanë transmetuar me mijëra nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) janë vetëm katër: Ebu Hurejra, Abdullah ibn Umeri, Enes ibn Malik, dhe Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre)(10).

E për dijen, transmetimet, dhe kuptueshmërinë fetare të saj (në fikh)dëshmuan edhe vetë Sahabët(ndjekësit e Profetit) dhe dijetarët e Tabi’inëve (ndjekësit e sahabëve), siç transmetohet nga Ebu Musa el-Esharij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: «Nuk na preokuponte ndonjë hadith nga shokët e të Dërguarit të Allahut (sahabeve) kurrë, e të shkonim e të pyesnim Aishen, e të mos gjenim tek ajo dije rreth tij(hadithit).» (11)

KurseAta’u kan thënë: “Aisheja ka qenë me kuptueshmërinë më të madhe ndër njerëzit dhe me këndvështrimin më të saktë ndër njerëzit në pëgjithësi.”(12)

Ndërsa Mesruku ka thënë: «Betohemi në Allahunkemi parë prej sahabëve të mëdhenj nga shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke pyetur Aishen rreth farzeve (obligimeve)»(13)

Ky superioritet në dije, të cilën e mbërriti nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe të tjerat përveç saj, nga shtëpia profetike, që i bëri të nevojshëm për të edhe individë nga burrat, ishte fryt i dashurisë për dijen dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj saj, dhe mundësia e dëgjimit të shpalljes tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), urtësisë, shkollës, fetvave (vendimeve) dhe rikthimit tek ai.

Transmeton Buhariu nga Ebi Melikeh se: “Aishja, gruaja e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk dëgjonte diçka të cilën nuk e dinte, veç se kthehej tek ai (Profeti) që t’ia tregonte,siç një rast Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

«من حوسب عُذِّب»

«Kush gjykohet, dënohet» thotë Aishja: “I thashë: A nuk thotë Allahu i Lartësuar:

}فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَاباً يَسِيراً{

{E pastaj do gjykohen me llogari të lehtë...}” thotë Aishja: “Më tha:

« إنَّما ذلك العَرْضُ، ولكنْ من نُوقشَ الحسابَ يَهْلِك »

«Ajo është vetëm paraqitje, por kujt i bëhet replikë në gjykim, shkatërrohet»” (15)

E ndoshta ajo e pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për një çështje prej çështjeve madhore të Islamit, të cilën nuk e dinin as burrat, të cilët më vonë kërkonin të mësonin prej saj, rreth tij.

Transmetohet nga Mesrukin i cili ka thënë: “Unë kam qenë mbështetur  tek Aisheja, të cilat  më tha: “O babai i Aishes, janë tre gjëra që kush flet me njërën prej tyre veç se ka ngritur ndaj Allahut gënjeshtrën më të madhe.”Thashë e kush janë ato? - “Kush mendon se Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ka parë Zotin e tij ai ka ngritur ndaj Allahut gënjeshtrën më të madhe.”

Thotë: Siç isha i mbështetur, u drejtova ndënjur, e i thashë: Oj nëna e besimtarëve! Më tolero, e mos më paragjyko, a nuk ka thënë Allahu i Lart madhëruar:

}وَلَقَدْ رَآهُ بِالْأُفُقِ الْمُبِينِ{}وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى{

{Dhe se ai e ka parë atë në horizontin e qartë...}(16), {dhe se ai e ka parë edhe një herë tjetër}(17).Tha:“Unë jam e para e këtij Ummeti që e ka pyetur për këtë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ka thënë:

«إنَّما هو جبريلُ..»«Ai ka qenë Xhibrili...»(18).

Për gdhendjen e saj në dije dhe thellimin e saj në të, ka qenë edhe e veçanta e fetvave (vendimeve fetare), me një llogjikë aktuale, e aftë për pikëpamje dhe ixhtihad (nxjerrje gjykimesh), «dhe se ajo është njëra prej shtatë të pasuruarëve me fetvatë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe të sahabëve prej të cilëve ajo memorizoi fetva nga mbi dy-treqind e tridhjetë veta prej tyre, përfshirë burra dhe gra.»(19)

Këto pyetje mirësie dhe bashkëbisedime të frytshme janë njëra prej atributeve të dijes në të cilët i ftoi Zoti i botëve me Fjalën e Vet:

}فاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ{

{Pyesni zotëruesit e dijes, nëse ju nuk keni dijeni}.(20)Po, dhe vërtetë u ndjenë etshmëritë ndaj këtyre ajeteve – e shembujve të tyre – tek gratë e selefëve (brezave të parë) – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre –të cilat filluan të ndriçohen me dijen dhe kuptueshmërinë në fe.

Le të shikojmëEsma bint Umejsin (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) të cilës i vinin Sahabijet me porosi, për t’a pyetur rreth fjalës së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

« لكم أصحاب السفينة هجرتان ولأصحابي هجرة واحدة »

«Për ju, që patët hipur në anije (për hixhret), do ketë (shpërblim) sa për dy hixhrete (emigrime), ndërsa për ata që kanë bërë hixhret (pas kësaj) do kenë (shpërblim) sa një hixhret(emigrim) të vetëm», e nuk i gëzoi pas (pranimit të) Islamit gëzim më i madh se ky, dhe ata në të njëjtën kohë ishin borxhlinj ndaj saj, për pyetjen e saj ndaj të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), duke nxjerrë këtë dëshmi madhështore prej tij, dhe ndaj shembullit të saj tek sahabijet e shumta. E aq sa t’i plotësohet femrës dashuria e thellë ndaj fesë dhe këmbënguljes në përfeksionimin e rregullave e moraleve ligjore të saj(fesë), do jetë edhe ardhja e kërkimit të dijes, me kënaqësi dhe pasion, dhe të pyeturit rreth saj (dijes), me përkujdesin dhe përuljen e saj ndaj njerëzve me afrimitet.

Eajo që e provon këtë,është rrjedhja e grave të Ensarëve (përkrahësve të Profetit) për tek shtëpitë e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për t’u pajisur me kuptueshmërinë dhe kërkimin e fetvave (vendimeve).

Transmetohet se Aisheja(Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: «Gratë më të mira janë gratë e Ensarëve, nuk i pengonte turpi i tyre që të pajiseshin me kuptueshmërinë (pyesnin) rreth fesë». (21)

Këto fetva sheriatike(vendime ligjore), dhe referenca shkencore, janë vetëm disa prej modeleve të shkëlqyera dhe të fryteve të pjekura të përpjekjes së gjatë profetike në thirrje, udhëzim dhe mësimdhënie. Ku të tilla pyetëse, ishin produkt i duarve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), që pinin prej udhëzimit të tij fisnik dashurinë e dijes, sakrificën për arritjen e saj dhe të pajisurit me moralin e saj.

E sa e sa dorëshkrime të sunnetit (traditës profetike) shkruajtën për mirësitë e tyre burimore të kësaj rrjedhe – lidhur me kërkimin, bashkëbisedimin dhe të pyeturit – dhe ja ku pra unë, po nderohem me këputjen e arritjeve të tyre dhe shpalosjen e ndriçimit të tyre në shkrimet në vijim.

 

1)     Mut’tefek alejhi (të rënë dakord) sipas kësaj shprehje, tra. Buhariu (421 H 4913). dhe  tra. Muslimi (930 H 1479).

2)     Sureja: el-Isra; ajeti: 70.

3)     “Tejsir el-Kerim er-Rahman fij Tefsijr kelam el-Menan” faq. 414.

4)     Sureja: en-Nahl; ajeti: 97.

5)     Transmetoi Muslimi (926 H 1469).

6)     Sureja: el-Alek; ajeti: 1.

7)     Transmetoi Buhariu (440 H 5083).

8)  Sureja: el-Ahzab; nga ajeti: 34.

9)     Shih: “Tefsir et-Taberij”(22/9), “Tefsir ibn Kethir” (3/487), “Ehkam el-Kur’an li Ibn el-Arabij” (3/1538), “Tefsir Ibn Seadij” (faq.612).

10)     “el-Ijxhabetu lil’ijradi ma istedrakehu Aisheh ala sahabeh” (faq. 59)., shih gjithashtu për zgjerim: “ el-Mer’etu ed-Daijeh fil-ahdi en-Nebewij esh-Sherif” (faq.104).

11)     Transmetoi Tirmidhiu (2049 H 3883) dhe gjithashtu ka thënë: Ky hadith është Hasen-Sahih (I mirë- i Saktë).

12)     “el-Istijab”(4/1883), “Sijerealem en-Nubela’ ” (2/185).

13)     “Safwetu es-Safweh” (2/32).

14)     Sureja: el-Inshikak; ajeti: 8.

15)     Mutefek alejhi (të rënë dakord), e transmeton Buhariu (11 H 103), dhe e transmeton edhe Muslimi në (1176 H 2876).

16)     Sureja: et-Tekwir; ajeti: 23.

17)      Sureja: en-Nexhm; ajeti: 13.

18)     Mutefek alejhi (të rënë dakord),transmeton Muslimi (798 H 177) dhe gjithashtu e transmeton Buhariu (415 H 4855) me kuptimin e tij.

19)     “Ealem el-Meuki’aijn” (1/12), gjithashtu shiko në: “ el-Menahixh en-Nebewije fij deaweti esh-Shebab” (faq.415).

20)     Sureja: en-Nahl; ajeti: 43.

 

21)     Transmeton Muslimi (732 H 323).

Add comment

Security code
Refresh