Episodi i dytë ( 2 )

Hadithi  «O i Dërguari i Allahut kërko bekim për mua dhe përburrin tim...»

Transmetohet nga Xhabirii cili ka thënë: “Na erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe gruaja ime i thërriti:

يا رسول الله صلِّ عليَّ وعلى زوجي

“O i Dërguari i Allahut, kërko bekim për mua dhe për burrin tim!” e ai tha:

«صلى الله عليكِ وعلى زوجكِ»

«Allahu të bekoftë ty dhe burrin tënd!»(1)

Pyetësja:

Ajo është Suhejmeh bint Mes’ud bin Eus.(2)

U martua me të djali i dajës së saj Xhabir bin Abdullah bin Amru bin Huram të cilit i lindi Abdurrahmanin dhe Ummu Hubejbin. Suhejmetu e pranoi Islamin duke i dhënë besën të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).(3)

Ishte me mendje të hapur, me mirësi të mëdha, e përmendur në beslidhjet e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Xhabiriu martua me të duke qenë ajo e vejë, në mënyrë që ajo të përkujdesej për motrat e tij të vogla, t’i ndihmonte në problemet e tyre dhe t’u edukonte personalitetin e tyre. (4)

Fjalët e hadithit:

صلِّ: “Sal’li - Beko” ka thënë Khatabij: “Salati (bekimi) i cili ka si kuptimmadhërimin dhe nderimin, nuk i thuhet kujt përveçse Allahut të Lartmadhërishëm, e ndërsa ajo(shprehje) që ka kuptimin lutje, mund të bëhetedhe për të tjerë përveç Tij.”

Kështu që “Rahmetit- Mëshirës” mund t’i thuhet “Salat-Bekim”, dhe se Allahu e ka bekuar nëse e ka mëshiruar, ose “O Allah bekoje filanin” nënkupton: lutje me kërkesë që t’a bekojë Allahu atë; e që është mëshira e Tij. Siç mund të thuhet: “ Allahu të dhëntë jetë” kur lutesh me dhuntinë e Allahut.

Siç ka thënë poeti:

Atë me t’cilin u ndavaZotie bekoftëMirësi të Tij i dhuroftë dhe ia shtoftë

Bekimi i Allahut ndaj të Dërguarit të Vet dhe robërve të Vet të devotshëm: Ka kuptimin e mëshirës së Tij ndaj tyre dhe lavdërimi i tyre nga Vetë Ai në mënyrën më të mirë, siç ka thënë i Lartësuari:

}هُوَ الَّذِي يُصَلِّي عَلَيْكُمْ وَمَلَائِكَتُهُ لِيُخْرِجَكُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ وَكَانَ بِالْمُؤْمِنِينَ رَحِيماً{

{Ai (Allahu) është (Ai) i Cili çon ndaj jush bekime, e edhe ëngjëjt e Tij, që t’iu nxjerrin juve prej errësirave në dritë, e(Ai) është me besimtarët i Mëshirshëm.}(5)

Ndërsa bekimi i ëngjëjve është: lutja e tyre dhe kërkimi i faljes për t’a.(6)

Nga dobitë e hadithit:

1/ Bujariae zotërisë së krijesave (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), thjeshtësia e tij dhe butësia e tij, ku të ardhurit e tij në shtëpinë e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) është argumenti praktik për përkujdesjen që ai tregonte ndaj moslënies pas dore të halleve që mund të kishin shokët e tij. Duke u përzier me ta, duke futur gëzimin në zemrat e tyre, duke i përkëdhelur dhe duke i shoqëruar ata në preokupimet e tyre.

2/Nxitimi i shokëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në shfrytëzimin e bekimit të tij për ta dhe përfitimit të lutjes së tij dhe të nderuarit prej saj.

3/Përgjigjia e Mustafasë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ndaj thirrjes së gruas dhe duaja e tij për të dhe burrin e saj, në formën në të cilën ajo dëshironte për vete dhe kjo është lutje në formën e bekimit bashkë me duanë për ta për begati.

4/Legjitimi i duasë me shprehjen “salah-bekim” nga ana e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për atë që do t’a dëshironte diçka të tillë në Ummetin (ndjekësit) e vet, dhe kjo është e qartë me argument prej Kur’anit(7) dhe Sunnetit. Dhe se për zotëruesin e së vërtetës, e që ai është Muhammedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ishte e drejtë e tij që të preferonte të bënte dua për këdo prej Ummetit (ndjekësve) të vet.(8)

5/Bekimi, në kërkesën e gruas: « صلِّ عليَّ » «kërko bekim për mua» ka kuptimin; lutje për hajr dhe kërkim për begati, kubekimi i saj, vjen në kuptimin e zbritjes së mëshirës dhe butësisë. Ndërsa bekimi (salati) i cili bëhet ndaj të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është ndjenjë ndaj tij, e cila i shtohet emrit të tij në mënyrë të vazhdueshme, dhe ka kuptimin: madhërim, nderim, dhe lutje, e cila është veçanërisht vetëm për të, e nuk mund t’i bëhet askujt tjetër përveç tij. Kështu që nuk mund të thuhet; Ebu Bekër (Sal’Allahu alejhi ue sel’lem – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) edhe nëse në kuptimin gjuhësor është e saktë.(9)

Dhe ajo që e përforcon mendimin se “Salati” (bekimi pas përmendjes së emrit) është i ndaluar për të tjerët përveç tij mënyrë të prerë, është të shmangurit e selefëve (të hershmëve) prej kësaj, dhe se kjo vepër nuk është tjetër përveçse një trillim i pasuesve të qejfeve (shiave), të cilët e bënë këtë nga ndjenjat që kishin për cilindo, tëcilin e madhërojnë nga mesi i Ehli Bejtit (familjes së Profetit) dhe të tepruarit rreth tyre.

E prej atyre që e konsideruan të ndaluar këtë janë: Imam Maliku, Imam Sheafiu dhe Ebu el-Beraket gjyshi i Ibn Tejmijes (Allahu i mëshiroftë). (10)

6/Duaja me shprehjen “Salat- bekim” ndryshon sipas kontekstit në të cilin vendoset. Kështu që “Salati-bekimi” i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) për Ummetin (shoqërinë) e tij, është lutje për falje dhe mëshirëpër ta, ndërsa “Salati-bekimi” i Ummetit (shoqërisë) të tij për të, është lutje për afrimitet dhe për pozitë të lartë për të tek Allahu i Lartmadhërishëm.(11)

7/Shfaqja e urtësisë së gruas së Xhabirit(Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve) me anë të prekjes së kënaqësisë së burrit të saj dhe dashurisë për të nëpërjet kësaj thirrjeje madhështore ndaj Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pas ekspozimit të saj ndaj indinjatës së tij duke kundërshtuar urdhërine tij për daljen e saj tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe të folurit e saj me të, ashtu siç edhe është përmendur në një transmetim tjetër ku ai i ka thënë:« فلا أرينّك ولا تؤذي رسول الله .. ولا تكلّميه »

«Mos të të shoh(të dalësh), e mos e shqetëso të Dërguarin e Allahut…e as mos i flit».

_______________________

1)  .Gjendet tek en-Nisaiu në “es-Sunen el-Kubra”  -ku shprehja është e tij – (6/112 H 10256), dhe Ebu Dawudi (1336 H 1533), dhe Ibn Hibani (3/197 H 916), dhe el-Hakim (4/123 H 7096) i cili ka shtuar: “Ky është hadith sahih (i saktë) në vargun e transmetimit dhe ata të dy nuk e kanë nxjerrë atë”, dhe me të ra dakord edh-Dhehebij në “et-Telkhis”. Dhe ka thënë el-Hejthemij në “Mexhma’a ez-Zewaid”: Transmetuesit e tij janë transmetues të saktë, Khale Nebijh’ el-Anzij i cili është: “Thikah– i besueshëm”. “Mexhme’a ez-Zewaid (4/140).

2)  .“et-Tabekat el-Kubra” (8/339).

3)  .“el-Isabeh” (7/718), “Esed el-Gabeh” (6/156).

4)  .Shiko: “Fet’h el-Barij”(7/506) dhe faqja para saj në “el-Fet’h”

5)  .Sureja: el-Ahzab; ajeti:43.

6)  .Shiko: “Mu’xhem Mekajis el-Lugah” (faq.549), “Lisan el-Arab” (14/464), “Mukhtar es-Sihah”(faq.154), “el-Gharib” i Ibn Selam-it(1/180), “Mesharik el-Enwar”(2/56), “en-Nihaje”(3/50).

7)  .Ajo është fjala e të Lartësuarit:
ٌ
{خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِم بِهَا وَصَلِّ عَلَيْهِمْ إِنَّ صَلاَتَكَ سَكَنٌ لَّهُمْ وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيم}
{Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh ata me të, dhe kërko bekim për ta se kërkimi i bekimit tënd është qetësi për ta, dhe se Allahu është Dëgjues i Dijshëm.}(et-Teube:103)

8)  .“Sherh Ibn Batal” (10/115), dhe “Fet’h el-Barij” (8/685).

9)  .Shiko: “Sherh es-Sunneh” (3/189), “Sherh ez-Zerkanij” (1/477), “Hashijetu es-Senedij”(2/25), dhe “Aun el-Meabud”(4/275)

10) .“Mexhma’a el-Fetawa” (22/472), “el-Minhaxh”(4/347), “Fet’h el-Barij”(faqja pëpara saj).

 

11) . “Umdetu el-Karij”9/94)

Add comment

Security code
Refresh