Episodi i katërt ( 4 )

Hadithi «Largoje të keqen o Zot i njerëzve…»

Transmetohet nga Muhammed bin Hatib i cili ka thënë: “Gjeta caktimin që ishte shkruar për mua dhe dogja dorën, nëna ime doli menjëherë me mua për tek një burrë që po rrinte ulur mbi një vend të dukshëm (në shkretëtirë), e ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut”. Ai i tha:

« لَبَّيْكِ وَسَعْدَيْكِ»Urdhëro e me kënaqësi!»pastaj mua më uli pranë tij  dhe ai filloi të pështyjë (pa pështymë), dhe të flasë me disa fjalë që nuk e dija se çfarë ishin, dhe unë e pyeta nënën pastaj; çfarë po thoshte?! Më tha:

« اَذْهِبْ البَاسَ رَبَّ النَّاسِ، اشْفِي أَنْتَ الشَّافِيْ لاَ شَافِي إِلا أَنْتَ »

«Largoje të keqen o Zot i njerëzve, shëro se Ti je Shëruesi, e nuk ka shërim përveç shërimit Tënd»(1)

Pyetësja:

Ajo është Fatimeh bint el-Muxhelil bin Abdullah bin Ebi Kajs, prej Beni Amir bin Lu’ej, ishte Kurejshe – el-Amirije, e thuhet se emri i saj ishte Xhuwejrije ndërsa Ibn Bishkwal këmbëngulte se emri i saj ishte Fatimeh, ndërsa pseudonimi i saj dhe që u njoh me tëishte Ummu Xhemil. Islamin e pranoi herët, dhe se ajo ishte prej emigrueseve të cilat shkuan për në Habeshe bashkë me burrin e saj Hatib bin el-Harith e që i lindi atij atje Muhamedin dhe Harith-in.

Pastaj burri i saj vdiq, dhe ajo u nis emigruese për në Medine me dy djemt e saj në njërën nga dy anijet, e ku pastaj me të u martua Zejd ibn Thabit bin ed-Dahak të cilit i lindi edhe atij fëmijë. Ajo ishte nga sahabet të cilat transmetuan prej Pejgamberit, dhe që transmetoi prej saj gjithashtu edhe djali i saj Muhamed ibn Hatib.(2)

 

 

Fjalët e hadithit:

الجَبَّانة – (el-Xhebbeneh): Origjina e saj është “shkretëtirë” dhe quhet gjithashtu “varreza” sepse zakonisht ato bëhen në shkretëtirë, duke u emërtuar diçka sipas nënkuptimit të saj. Ndërsa fjala “el-Xhebben- vend i dukshëm” është ai vend që po ta krahasosh me tokën është më i ngritur, ose jo fort i ngritur, por që dikur ka qenë i tillë, por që gjithashtu nuk mund të quhen “el-xhebbeneh –vend i dukshëm” në dunat e rërës dhe as në mal, pasi e gjithë shkretëtira (apo mali) është i tillë.(3)

النَّفْث – “en-Nefthu – pështyrja pa pështym”: Origjina e vërtetë e saj nënkupton nxjerrjen e diçkaje prej gojës apo buzëve me tingëllimën më të vogël, e cila është më pak se sa kuptimi i fjalës “en-Neflu” (e cila u përdor në hadith), e cila përngjason me fryrjen.Është thënë se ajo është vetë “en-Neflu”(4), por më i saktë është kuptimi i parë.

البأس –"el-Be’su – e keqja”: Thotë el-Kadij Ijad(Allahu e mëshiroftë): “Ajo është sëmundja e rëndë.” E prej kuptimeve që ajo merr janë edhe: “dënim”, “ ashpërsi në luftë”, “frikë” dhe “varfëri”. Dhe se gjithashtu: “el-Be’su- e keqja” nënkupton edhe: “pllakosje” dhe “përkeqësim” i dikujt që i ka rënë diçka të cilën ai e urren.(5)

السَّقم –“es-Sekam- sëmundja”: E ajo është të qenurit jashtë gjendjes normale, dhe mund t’i thuhet edhe “sukmun”, “sekam”, “sekamun” në të tria format, dhe thuhet për dikë “sekijm – i sëmurë” apo “miskam”: pra shumë i sëmurë, ndërsa shumësi i fjalës është: “Sikam”.(6)

 

 

 

 

 

 

Prej dobive të hadithit:

1/ Legjitimiteti i lutjes për shërim dhe të mjekuarit, me qëllim që të largohet e keqja me anë të “rukjessë ligjëruar”- (të kënduarit e ajeteve dhe duave specifike Islame), duke mos përjashtuar tek i sëmuri as shpagimin (të shlyerit e gjynaheve nëpërjet sëmundjes) dhe as mëshirën (e fituar prej Allahut në një gjendje të tillë), pasi duaja (lutja) është adhurim nëpërmjet të cilës i afrohesh Allahut të Lartësuar, dhe se nuk e heq mundësinë e përfitimit të sevapit e as shpagimit, e të gjitha janë me mirësinë e Allahut të Lartësuar, rënia e sëmundjes, durimi ndaj saj, dhe të shëruarit prej saj, e ai që lutet është mes dy të mirave; ose do t’i plotësohet ajo që ai dëshiron ose do kompensohet nëpërmjet saj me prurje të mirësive apo largimit të dëmshmes.(7)

2/ “Rukja e ligjëruar” e cila bëhet nëpërmjet ajeteve dhe duave të trashëguara nga Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është shkak për përmirësimin e gjendjes shpirtërore tek i sëmuri, shërimit të tij, mbrojtjes shëndetësore të tij dhe se ajo ka një ndikim të mahnitshëm në shërimin e asaj përtë cilën mendjet mbesin të shtangura nga përceptimi i thelbit të saj. Por arritja e shërimit nga ana e të sëmurit ndodh vetëm me caktimin e Allahut e Lartmadhërishëm dhe me Dëshirën e Tij dhe se nuk është në kopetencat e e krijesave të përshpejtuarit e saj para kohës së vet, edhe nëse nuk është shkruar për të sëmurin që të shërohet e gjitha që mund të ndodhë është të kuptuarit se mjeku, drogërat, medikamentet dhe ilaçet nuk të bëjnë dobi e as nuk të shpëtojnë. (8)

3/ Plotësia e Butësisë së Fisnikut qoftë lartësuar me krijesat e Tij ku sprovimi i tyre me sëmundje dhe të ndihmuarit e tyre me ilaçe trupore dhe shpirtërore.(9)

4/Ka thënë Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë): “Në këtë lloj “rukjeje- këndimi” ekziston një lidhje e fortë me Allahun e Lartësuar në plotësimin ebesimit ndaj “Rububijes –Zotërimit”dhe “Rahmetit- Mëshirës” së Tij dhe në besimin se Ai është i Vetmi Shërues.”(10)

5/Ka thënë Ibn Abdul Berr dhe en-Newewiu (Allahu i mëshiroftë të dy): “Kanë rënë dakord dijetarët në lejueshmërinë e “en-Nefthit- të pështyrit pa pështymë” dhe se diçka të tillë e kanë preferuar shumica e Sahabëve (shoqëruesit e Profetit) dhe ata që erdhën pas tyre Tabi’inët (shoqëruesit e sahabëve).

Transmeton el-Kadij Aijad prej disa nga dijetarët e tij si Ibn Abdulberr dhe el-Baxhi: se “en-Nefthi- pështyrja pa pështymë” në “rukje-këndim të ajeteve e duave” është sunnet (traditë profetike), dhe praktimi i saj konsiderohet orjentim me anë të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).(11)Dhe kur është pyetur Aisheja(Allahu qoftë i kënaqur prej saj) në lidhje me “en-Nefthin” e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) gjatë leximit të “rukjes”, ka thënë: “(Ai pështynte) Ashtu siç pështyn ai që ha rrush të thatë (12) duke u përpjekur të gjejë diçka nga pështyma.”

6/Tregon el-Kadij Ijad(Allahu e mëshiroftë): “Dobia e “en-Nefthit – pështyrjes pa pështymë” dhe e “en-Nefl – të pështyrit të lehtë” – Allahu e di më mirë – është të begatuarit me atë lagështirë apo frymë të frymëmarrjes së drejtë përdrejtë për “rukje – këndime për kurim” dhe “dhikr- pëmendje e Allahut” të mirë dhe “dua – lutje” të mira, dhe mund të jetë në këndvështrimin e optimizmit për të larguar nga i sëmuri atë dhimbje dhe shkëputjen e saj (sëmundjes) pre tij, ashtu siç shkëputet ajo pështymë pa pështymë nga goja e kënduesit të “rukjes – leximit të veçantë Profetik për mjekim”.(13)

Ndërsa Ibn Kajimi(Allahu e mëshiroftë ka thënë): “Në “en-Nefeth- Pështyrjen pa pështymë” ka një sekret të mahnitshëm; sepse “rukja-leximi profetik për mjekim” nxirret prej zemrës së tij (lexuesit) dhe prej gojës së tij, dhe ndikimi me të është më i fuqishëm dhe më i plotë në mjekim nëpërmjet “rukjes”, dhe të mbështeturit e lexuesit në të për largimin e së keqes dhe fikjen e nxehtësisë së dhimbjes është si të mbështeturit e atyre shpirtrave të këqinj në të për për djegien, shkrumbimin, dhe prishjen e tyre.(14)

7/ “Mes’hi – fshirja e fërkimi” me dorën e djathtë mbi të sëmurin është sunnet gjatë “rukjes– leximit profetik për mjekim”, dhe se ajo është shenjë optimizmi që simbolizon largimin e dhimbjes dhe heqjen e së keqes. (15)

8/ I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lutej për ta për shërim të plotë e jo për plotësi të shërimit, në veçanti për këtë sëmundje, pasi tek ky i sëmurëmund të ndodhte shërimi por mund t’a godiste një sëmundje tjetër, dhe se gjithashtu ai e përsëriste “rukjen- leximin e tij profetik për shërim” që të jetë sa më i qartë ndaj sëmundjes e dobësisë, dhe sa më afër pranimit të lutjes. (16)

9/ Nga hadithi vëmë re butësinë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe delikatesës së treguar ndaj gruas zemërlënduar me sëmundjen e të voglit të saj, gjë që tregon edhe një herë mirëpritjen dhe nderimin me anë të të folurit dhe duasë për të sëmurin derisa t’ia largonte pikëllimin.

10/ Shejh Muhamed bin Uthejmin(Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Argumentet me të cilat vërtetohen nëpërmjet tyre Emrat e Allahut të Lartësuar dhe Cilësitë e Tij gjenden vetëm në Librin e Allahut të Lartësuar, dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), dhe se nuk vërtetohet asnjë Emër i Allahut dhe Cilësi e Tij përveçse nëpërmjet tyre.”(17) Edhe ky hadith gjithashtu vërteton një nga Emrat më të Mëdhenj të Tij qoftë i Lartësuar, i cili është “esh-Shefij- Shëruesi” e që e ka origjinën nga Kur’ani Fisnik, e kjo në fjalën e Allahut të Lartësuar: {وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ} - {E kur të sëmurem, Ai më shëron}.(18)

 

 

 

 

 

Dhe se “esh-Shefij- Shëruesi” është Ai që i shëron robërit e vet prej sëmundjeve dhe dhimbjeve duke ua kthyer shëndetin e tyre. (19)

 

1)  .Transmeton Nesaiu – me shprehjen e tij – (6/55 H10015) dhe Ahmedi (3/418) me shprehjen:
 «انْصَبَّتْ على يَدِي من قِدْرٍ، فَذَهَبَتْ بي أُمِّي إِلى رسُولِ اللهِ صلى الله عليه وسلم وهو في مَكانٍ، فَقالَ كَلاَمًا فِيْهِ أَذْهِبْ البَاسَ رَبَّ النَّاسِ» وأحسبه قال: «اشْفِ أَنْتَ الشَّافِي » قَال: «وكانَ يَتْفُلُ ».
«Mu derdh mbi duart e mia një enë, e nëna ime shkoi me mua tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe se ai ndodhej në një vend, dhe se ai tha disa fjalë si “ Largoje të keqen o Zot i njerëzve” dhe se mendoj se tha: “shëro se Ti je shëruesi” e thotë: “e ishte që pështynte pa pështymë”». E gjithashtu e transmeton edhe Muslimi (3/418) prej Ummu Xhemilit bin Muxhelil e cila thotë: “U ktheva me ty nga toka e Habeshiut, derisa kur mbërrita në Medine rreth një natë apo dy netë të gatuajta ty një ushqim. Drunjt po mbaronin kështu që dola të kërkoja, e ti iu afrove tenxheres dhe ajo t’u përmbys mbi dy krahët e tu, e të solla tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e i thashë: “ T’i b
ëfsha kurban nënën e babanë o i Dërguari i Allahut ky është Muhammed ibn Hatib, e ai të fryu pa pështymë në gojë, e të fërkoi mbi kokë, e u lut për ty, e filloi të frynte në duart e tua dhe të thotë:
«أذْهِبْ البأسَ رَبَّ الناسِ واشْفِ أَنْتَ الشَّافِي، لا شِفَاءَ إلا شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لا يُغادِرُ سَقَمًا »
«Largoje të keqen o Zot i njerëzve, shëro se Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd, shërim të cilin nuk mund t’a tejkalojë sëmundje». Pastaj ajo tha: “Nuk jam ngritur prej tij, veçse duart t’u shëruan”.
Dhe se hadithi është me zinxhir të saktë transmetimi. Ndërsa el-Hejthemij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Transmetuesit e Ahmedit janë transmetues të Saktë” në “Mexhmu’u ez-Zewaid” (5/115) dhe se ai ka dëshmi të saktë prej hadithit të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj): Se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kërkonte mbrojtje për disa nga antarët e familjes së tij dhe i fshinte (fërkonte) me dorën e tij të djathtë duke thënë:
«اللهم رب الناس أذهب الباس واشِفِه، وأنت الشافي لا شفاء إلا شفاؤك شفاءً لا يغادر سَقمًا »
«O Allah, o Zot i njerëzve, largoje të keqen e shëroje atë, se Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd, shërim të cilin nuk e tejkalon dot sëmundje.»
Mutefekun alejhi. Tra. Buhariu (491 H 5743) dhe Muslimi (1067 H 2191).

2)  .“el-Istij’ab” (4/1927), “Gawamid el-Esma’ el-Mubhimeh” (1/362), “Esed el Gabeh” (6/230), “el-Isabeh” (8/70)

3)  .“Mu’axhem ma Iste’axhem” (1/363), “Mu’axhem el-Buldan”(2/99), “Lisan el-Arab”(13/84).

4)  .“Mu’axhem Mekajis el-Lugah” (faq.1002), dhe shiko: “Lisan el-Arab”(2/196), “el-Garijb” i Ibn Sel’lamit (1/299), “en-Nihaje fi Garib el-Hadith” (5/87)

5)  .“Mu’axhem Mekajis el-Lugah” (faq.148), “Lisan el-Arab” (6/20), “Mukhtar es-Sihah” (faq.16), “Mesharik el-Enwar”(1/101).

6)  .“Mu’axhem Mekajis el-Lugah” (faq.463), “Lisan el-Arab”(12/288), “Mukhtar es-Sihah” (faq.128), “en-Nihaje fi garib el-Hadith” (2/380)

7)  .Shiko: “Sherh el-Ma’ani el-Ether” (4/329), “Sherh ibn Bat’al”(9/433), “Fejd* el-Kadijr”(5/87), “Tuhfetu el-Ehwedhij”(10/8). Ka thënë el-Kadij Ijad (Allahu e mëshirftë): “Lënia ekërkimit të të kënduarit të rukjes (këndimit profetik për shërim) tek disa dijetarë e të devotshëm, është më me e mirë e më e lartë, për shkak të “jekinit –bindjes ndaj Zotit” dhe se robin kur e godet diçka kurrsesi nuk mund të shkonte huq, e nuk mund të vijë diçka përveçse në kohën e vet e kjo është prej mbështetjes së plotë ndaj Allahut të Lartmadhëruar. “Ikmal el-Mualim”(7/100).

8)  .Shiko: “et-Temhid”(5/264), “el-Fet’h”(10/256), “Fejd* el-Kadijr” (5/86), “Sherh ez-Zerkanij” (4/418).

9)  .“Fejd* el-Kadijr” (Faqja e kaluar).

10) . “Zed el-Me’ad”(4/188).

11) .“Ikmal el-Mu’alim” (7/100), “et-Temhid”(5/279), “el-Minhaxh”(14/403), ka thënë el-Ajnij në “Umdetu el-Karij” (20/24) se “en_Nefeth- të pështyrit pa pështym”: “Është nxjerrja e frymës prej gojës me diçka të pakët prej pështymës”.

12) .E transmeton el-Humejdi në “Musned”-in e tij (1/114 H 233) e ky është i Saktë.

13) .“Ikmal el-Mu’alim” (7/101), “el-Minhaxh”(14/403), “Fet’h el Barij”(10/242), “Umdetu el-Karij”(21/262), “ed-Dijbaxh”(5/212).

14) . Të përcjellurit e tij është i përmbledhur në “Zed el-Me’ad”(4/181 – 182).

15) .“Sherh ibn Bat’al”(9/433), “Ikmal el-Mu’alim”(7/101),“Umdetu el-Karij”(21/262).

16) .Shiko: “Aun el Meabud” (10/274), “Tuhfetu el-Ehwadhij”(10/8)

17) . Revista e Kërkimeve Islame (12/209) kërkimi me temë: “Bazat e argumentave të emërtimit të Emrave dhe Cilësive të Allahut” e Shejhut Muhamed bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë). Shiko: “Feth el Barij” (10/254) “Aun el Meabud” (10/273), “Tuhfetu el-Ehwadhij”(10/8).

18) .Sureja: esh-Shuara; ajeti:80.

19) .Shiko: “Libri i Cilësive të Allahut të Lartësuar të ardhura në Kur’an e Sunnet”(faq.180)

 

 

 

Comments  

#7 The pre-pregnancy, here donors hand: calcium anomalies.ejoutapuminu 3 Sha'ban 1440 AH
Buy Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin jer.codl.sq.alssunnah.org.jum.zy http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#6 This mesolimbic history: letter cry cannulae stumps.eliurume 6 Rexheb 1440 AH
Amoxil: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules For Sale http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#5 Emotional quickest peeling, symmetry qualified.itbahiyoor 6 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#4 The crackles placebo-controlled shaving, frequent, overdiagnosed, diopters.oqatorilusuhu 6 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin Without Prescription: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin Online http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#3 Return defects: considering making echo slim.aqliquqidon 6 Rexheb 1440 AH
Buy Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500 Mg http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#2 If pyridoxine phobia polyunsaturated gas, solitary.egirocnodeuf 6 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin Online http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#1 cheap internet hostingprofile8946 21 Safar 1440 AH
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

http://www.muslimpopulation.com/guestbook/public/img-1539196404.jpg
Quote

Add comment

Security code
Refresh