EPISODI  ( 1 )

Parathënie

Falenderimi i përket vetëm Allahut dhe vetëm atë e falenderojmë dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë, dhe vetëm Atij falje i kërkojmë, e lusim Allahun që të na mbrojë prej të këqiave të veteve tona e prej të këqiave të veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbet e atë që e lë Allahu në humbje nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk e meriton adhurimin askush tjetër përveç Allahut të vetmit e pa rival, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i ndoqën me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

E siç vijon: Prej gjërave më të vlefshme me të cilat pajiset me to njeriu, e që mundet të flasë për to gjuha, është shtimi i përmendjes së Allahut të Lartësuar, të Lartësuarit e Tij (thënies -Subhanallah), të falenderuarit e Tij( thënies- Elhamdulilah), leximit të Librit të Tij madhështor, të dërguarit selam(paqe) dhe salat (bekim) për të Dërguarin  e Tij Muhammed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) bashkë me shtimin e duave dhe lutjeve ndaj Allahut të Lartmadhëruar me kërkimin e plotësimin e të gjitha nevojave fetare dhe ato materjale, dhe të kërkuarit ndihmë prej Tij dhe të kthyerit nga Ai me Iman (besim) të sinqertë, dhe sinqeritet e vartësi, dhe prezencë të zemrës, me anë të së cilës e ndjen përmendësi dhe lutësi madhështinë e Allahut, forcën e Tij për të bërë gjithçka, dhe Dijen e Tij për gjithçka dhe të drejtat e Tij për t’u adhuruar.

Do përmendim në këtë kënd, një pjesë të përmendjeve të Allahut dhe lutjeve të ligjëruara në Islam për mëngjesin dhe pasditen, para gjumit dhe pas zgjimit, gjatë hyrjes në shtëpi dhe gjatë daljes prej saj, gjatë hyrjes në xhami dhe gjatë daljes prej saj, gjatë daljes për në udhëtim dhe mjetit të kthyerit prej tij, dhe fundin e çdo namazi nga pesë namazet farze, e të tjera si këto në lidhje me çdo rast sipas metodikës në vijim:

Metodika gjatë përmendjes dhe duave

-       Të përmbajturit ndaj asaj që ka ardhur në Librin e Allahut ose ajo që është saktësuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) pasi në të ka bollëk dhe mjaftueshmëri dhe për këtë falenderuar qoftë Allahu.

-       Të përfituarit nga botimet e Imamëve referues prej të hershëmve e bashkë kohorë; sa i përket gjykimit të haditheve, kapitujve, dobive të tyre e të tjera si këto.

-       Ndjekja e një metodike shkencore për vërtetimin në përputhshmëri me saktësinë e rastit në fjalë.

 

E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë dobi me të, e që t’a konsiderojë furnizim për lexuesin, dhe ndihmesë për të në përmirësimin e tij fetar dhe atë materjal, dhe Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin familjen e tij dhe shokët e tij. 

Add comment

Security code
Refresh