Episodi i tretë ( 3 )

Vlera e duasë (lutjes)

Transmetohet nga Nu’man bin Beshijr (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:«الدعاء هو العبادة» - «Duaja është vetë adhurimi»(1)

E në dy Sahihët (të sakatat e Buhariut dhe Muslimit) –sipas tekstit të Muslimit – transmetohet nga Ebu Bekër es-Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: “O i Dërguari i Allahut më mës mua një dua me të cilën do të lutem në namazin tim e në shtëpinë time.” Tha:

«قل اللهم إني ظلمت نفسي ظلماً كثيرا، ولا يغفر الذنوب إلا أنت، فاغفر لي مغفرة من عندك، وارحمني، إنك أنت الغفور الرحيم»

Thuaj: “O Allah, unë i kam bërë padrejtësi vetes time me padrejtësi të shumta, e nuk ka kush m’i fal gjynahet e mia përveç Teje, pra më fal mua me falje prej Teje, e më mëshiro mua se vërtetë Ti je Falës dhe Mëshirues.”(2)

Po ashtu nga Burejdeh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e dëgjoi një person duke thënë:

«اللهم إني أسألك بأني أشهد أنك أنت الله لا إله إلا أنت، الأحد الصمد، الذي لم يلد ولم يولد، ولم يكن له كفواً أحد»

«Allahumme in’nij es’eluke bienij esh’hedu en’neke ente Allahu la ilahe il’la ente, el-ehadus –Samed, el-ledhij lem jelid ue lem juled, ue lem jekul-lehu kufuwen ehad (o Allah, unë po të lus Ty, për hatër të asaj se unë dëshmoj se Ti je Vetë Allahu, që nuk e meriton të adhurohet zot tjetër përveç Teje, i Vetmi i Panevojshmi, i Cili nuk ka lindur e as nuk lind, e që nuk ka me Të askë të barabartë).»

Tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

«لقد سأل الله باسمه الذي إذا سئل به أعطى، وإذا دعي به أجاب»

«Vërtetë që i është lutur Allahut me Emrin e Tij të Cilin nëse i kërkohet me të i jepet e nëse i lutesh me të përgjigjet»(3)

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet të ketë thënë: “ E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë:

«والله إني لأستغفر الله وأتوب إليه في اليوم أكثر من سبعين مرة»

«Pasha Allahun unë i kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë»(4)

Dhe nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet të ketë thënë: “Ne ishim që i numëronim në prezencë të Dërguarit të Allahut (Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në një tubim të vetëm, njëqind herë (fjalët): «رب اغفر لي وتب علي، إنك أنت التواب الغفور» - «Rabigfir lij ue tub aleje, ineke ente Teuebul- Gafur (O Zot, më fal mua e m’a prano pendimin tim, se vërtetë Ti je Pranues i pendimit dhe Falës»(5)

Dhe se ajetet dhe hadithet në lidhje me vlerën dhe mirësitë e dhikrit (përmedjes së Allahut), duasë (lutjes) dhe istigfarit (kërkimit të faljes) janë të shumta dhe të njohura.

 

Referencat:

1)   . Tirmidhiu – “Tefsir el-Kur’an”(3247), Ebu Daudi - “es-Salah” (1479), Ibn Maxheh – “ed-Dua”(3828), Ahmedi (4/267). E saktësoi Albani, shiko: “Sahih el-Xhami’u” me nr. (3407)

2)   . Buhariu – “el-Edhan” (799), Muslim – “edh-Dhikr ue ed-Dua ue et-Teube ue el-Istigfar” (2705), Tirmidhi “ed-Deawat”(3531), en-Nesai-“es-Sehwu”(1302), Ibn Maxhe-“ed-Dua”(3835), Ahmedi (1/4).

3)   .Tirmidhiu – “ed-Deawat”(3475), Ebu Daudi -“es-Saalah”(1493), Ibn Maxheh – “ed-Dua”(3857), Ahmedi (5/350). E saktësoi Albani, shiko: “Sahih et-Tergib ue et-Terhib” me nr. :1640.

4)   . Buhariu – “el-Edhan” (5948), Tirmidhi “Tefsijr el-Kur’an”(3259), Ibn Maxhe-“el-Edeb”(3816), Ahmedi (2/341).

 

5)   . Tirmidhiu – “ed-Deawat”(3434), Ebu Daudi -“es-Saalah”(1516), Ibn Maxheh – “el-Edab”(3814), dhe thotë Tirmidhiu: “Ky është hadith Hasen – Sahih – Garijb.

Comments  

#2 But myositis, faster epiphyses perhaps vasculitis trolley.uakemoriticon 21 Sha'ban 1440 AH
Buy Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500 Mg iri.wndd.sq.alssunnah.org.gqc.mk http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#1 Episodi i tretë ( 3 ) ( Vlera e duasë (lutjes) )Brandy 17 Rabiju'l-Euel 1440 AH
female viagra pills: http://aisha.com/__media__/js/netsoltrademark.php?d=iamthebest.us
Quote

Add comment

Security code
Refresh