EPISODI  ( 1 )

Rëndësia e Teuhidit

Nga Ubadeh bin Samit - Allahu qoftë i kënaqur me të- , transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

»من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأن محمداً عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله، وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه، والجنة حق، والنار حق، أدخله الله الجنة على ما كان من العمل«

«Kush dëshmon se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, të vetëm e të pa shok, dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij, dhe se Isa është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij, dhe Fjala e Tij që ia fryu Merjemes dhe shpirt prej Tij, dhe se Xhenneti është i vërtetë, dhe se Zjarri është i vërtetë, Allahu do e fusë në Xhennet, sipas asaj që ai ka punuar»Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

* * *

Thotë Neveviu –Allahu e mëshiroftë - : “Ky hadithi madh gëzon një vend madhëshor, dhe se ai është përmbledhësi - apo më përmbledhësi –i haditheve që i përfshinë besimet, pasi ai –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka përmbledhur në të të gjithë ata që dalin nga popujt e kufrit (mosbesimit) edhe përkundër besimeve të tyre dhe largësisë së tyre. Kështu që ai – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -  e përkufizoi në këto fjalë atë që i sqaron me të,të gjitha”.

Në këtë hadith ka disa qëndrime, të përshkruara si më poshtë:

Qëndrimi i parë:Thënia e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- :

»من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له..«

«Kush dëshmon se nuk ka zot tjetër që e meriton të adhurohet përveç Allahut të vetëm e të pa shok...». Kjo fjalë e madhe, ndarëse mes besimit dhe mosbesimit, ka një tregues madhështor, dhe një kuptim të madh, ku kuptimi i fjalës së tij–Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-:

«من شهد أن لا إله إلا الله»

«Kush dëshmon se nuk ka zot tjetër që e meriton të adhurohet përveç Allahut», kanë thënë dijetarët-Allahu i mëshiroftë - :dmth, që kushdo që e thotë këtë fjalë , duke ia ditur kuptimin asaj, zbatues i udhëzimit të saj në brendësi dhe në dukje (haptas dhe fshehtas), siç e bëri të qartë këtë Fjala e Allahut të Lartësuar:

{فاعلم أنه لا إله إلا الله}kuptimi{Dije se,“Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut”}, dhe Fjala e Tij, qoftë i Lartësuar:

{إلا من شهد بالحق وهم يعلمون} kuptimi{…përveç atyre që dëshmuan të vërtetën duke ia ditur kuptimin}. Ndërsa sa i përket shprehjes së saj (shqiptimit) pa ia ditur kuptimin dhe pa punuar sipas udhëzimit të saj, atëherë ajo do ishte e padobishme në mënyrë unanime.

Dhe kuptimi i fjalës “La ilahe il’a Allah” është: Nuk ka të adhuruar, me të drejtë,  përveçse një Zoti të vetëm, e Ai është Allahu, i Vetmi dhe i pa shok.E këtë e tregon Fjala e Allahut të Lartësuar:

}وما أرسلنا من قبلك من رسول إلا نوحي إليه أنه لا إله إلا أنا فاعبدون{

{Nuk kemi dërguar para teje asnjë të dërguar vetëm se i kemi shpallur atij se, “Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Meje pra më adhuroni Mua”}​​.

Dhe ka thënë i Plotfuqishmi:

}ولقد بعثنا في كل أمة رسولاً أن اعبدوا الله واجتنبوا الطاغوت{

{Vërtetë që Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar (duke thënë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni tagutit (çdokujt që adhurohet per veç Allahut.)}.

E nga kjo ne kuptojmë se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut –Qoftë i Lartësuar – dhe se ai është i Vetëm në hyjnizim, ashtu siç është i Vetëm– Qoftë i Lartësuar - edhe në  krijim dhe në furnizim, në dhënien e jetës dhe sjelljen e vdekjes, në shpërblim dhe në ndëshkim, në dobi dhe në dëm, në lartësim dhe në poshtërim, në udhëzim dhe në lënien në humbje, dhe në të tjera si këto prej kuptimeve të zotërimit të Tij, dhe që nuk e shoqëron Atë asnjë në krijimin e krijesave, e as diçka në ndërveprimin e Tij në to, por Ai është veçuar me Emrat më të bukur, dhe Cilësitë më të larta, e nuk mund të cilësohet me to kush tjetër përveç Tij, e askush nuk mund të përngjasojë në to. Ky pra është Veçimi i Tij – Qoftë i Lartësuar – në hyjnizimin e vërtetë, duke mos patur asnjë të barabartë me Të në to, siç ka thënë Allahu i Lartmadhëruar:

}ذلك بأن الله هو الحق وأن ما يدعون من دونه هو الباطل وأن الله هو العلي الكبير{

{Kjo pasi Allahu është Ai i Vërteti, dhe se ajo çfarë ata lusin përveç Tij është e kotë, dhe se Allahu është Ai i Larti i Madhi}, dhe thotë gjtihashtu:

}ما اتخذ الله من ولد وما كان معه من إله إذاً لذهب كل إله بمن خلق ولعلا بعضهم على بعض سبحان الله عما يصفون * عالم الغيب والشهادة فتعالى الله عما يشركون{

{Allahu nuk ka asnjë fëmijë, e me Të nuk ka asnjë zot tjetër, se pastaj secili zot do veçohej me atë që ka krijuar, dhe do kërkonin të sundonin mbi njëri tjetrin, lëvduar qoftë Allahu nga ajo që ata shpifin. Ai është njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, lartësuar qoftë Allahu nga ajo që ata rivalizojnë}

Dhe thotë i Lartmadhërishmi:

}قل لو كان معه آلهة كما يقولون إذاً لابتغوا إلى ذي العرض سبيلاً * سبحانه وتعالى عما يقولون علواً كبيرا * تسبح له السموات السبع والأرض ومن فيهن وإن من شيء إلا يسبح بحمده ولكن لا تفقهون تسبيحهم إنه كان حليماً غفورا{

{Thuaj: Nëse do të kishte bashkë me Të zota të tjerë, ashtu siç ata thonë, atëherë ata do kërkonin që të mbërrinin për tek Arshi (Froni). Lavdi i qoftë Atij dhe qoftë i lartësuar nga ajo që ata thonë, me lartësim të madh. Atij i bëjnë lavde shtatë qiejtë e toka dhe kush është në to, e nuk ka asgjë e të mos i bëjë lavde me falenderime ndaj Tij, por ju nuk i kuptoni lavdet e tyre, vërtetë që Ai është i Dashur dhe Falës.}Gjithashtu Ai thotë:

}لقد كفر الذين قالوا إن الله ثالث ثلاثة وما من إله إلا إله واحد وإن لم ينتهوا عما يقولون ليمسن الذين كفروا منهم عذاب أليم{

{Vërtetë mohuan ata të cilët thanë: “Allahu është i treti i treve”, e Ai nuk është tjetër veçse Një Zot i Vetëm. E nëse nuk i japin fund asaj që ata thonë, do i prekë ata që mohuan një dënim i dhembshëm.}E vazhdon i Lartësuari duke thënë:

}إن هذا لهو القصص الحق وما من إله إلا الله وإن الله لهو العزيز الحكيم{

{Vërtetë që ky (Kur’an) është (me) ngjarje të vërteta, e nuk ka ndonjë zot tjetër përveç Allahut dhe se vetëm Allahu është i Plotfuqishmi i Urti} dhe Thotë:

}قل من رب السموات والأرض قل الله قل أفاتخذتم من دونه أولياء لا يملكون لأنفسهم نفعاً ولا ضراً قل هل يستوي الأعمى والبصير أم هل تستوي الظلمات والنور أم جعلوا لله شركاء خلقوا كخلقه فتشابه الخلق عليهم قل الله خالق كل شيء وهو الواحد القهار{

{Thuaj: “Kush është Zot i qiejve dhe i tokës?!” Thuaju: “Allahu!” Thuaju: “A po merrni përveç Tij të tjerë të cilët nuk zotërojnë për veten e tyre as dobi dhe as dëm?!” Thuaj: “ A krahasohet i verbëri me atë që sheh?!” Ose: “A krahasohen errësirat me dritën?” A mos po i mveshin Allahut rivalë, pasi ata krijuan si krijimi i Tij, e atyre u është përzier krijimi?! Thuaj: “Vetëm Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, dhe se Ai është i Vetmi i Plotfuqishmi.}e shumë ajete të tjera si këto të cilat tregojnë me argument të qartë apo me përmbajtje, se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut - Qoftë i Lartësuar -.E ashtu siç Ai – Qoftë i Lartësuar - veçohet në Rububijen (Zotërimin), krijimin, rizkun (furnizimin), e të tjera si këto, kështu Ai – Qoftë i Lartësuar - është veçuar edhe në Emrat e Vet të bukur,dhe Cilësitë e Tij të larta. Ai - Qoftë i Lartësuar – u veçua edhe në adhurim, prandaj nuk lejohet në çfarëdo lloj situate qoftë, adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij. 

Qëndrimi i dytë:Adhuruesi nuk mund t’ia japë hakun kësaj dëshmie(shehadetit), përveç nëse arrin të plotësojë kushtet e saj,ku disa prej të cilave i ka përmbledhur poeti duke thënë:

Dhe se me shtatë kushte është kufizuar

 e që në Tekstin e Shpalljes janë cilësuar

Ku dëshmuesit të saj s’i bën asnjë dobi

fjala, derisa t’i zbatojë ato në jetën e tij

Dhe ato janë:Dija, Siguria, dhe Pranimi

Bindja, e duke mos i munguar Kuptimi

E as Vërtetësia, Sinqeriteti me Dashuri

e Allahu i dhëntë sukses atij që e deshi.

Ajo që nënkuptohet këtu është se nuk do të përfitojë ai i cili e deklaron shehadetin thjeshtë sa për shqiptim as në Dynja dhe as në Ahiret, por është e domosdoshme për të zbatuar shtatë kushtet, të cilat janë si më poshtë:

1: Dija, dhe nënkuptohet me të: Dija rreth kuptimit të saj, e cila ka për qëllim mohimin dhe pohimin, dije e cila e largon injorancën, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartmadhërishëm:{فاعلم أنه لا إله إلا الله} kuptimi {Dije se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut}

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Uthmani – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë:«من مات وهو يعلم أنه لا إله إلا الله دخل الجنة» kuptimi «Kush vdes duke e ditur se Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut do të hyjë në Xhennet».

E kjo kuptojmë se, dija duhet me patjetër e cila do e drejtojë. E ndërsa sa i përket atij që e shqipton atë me mosnjohjen e saj dhe kuptimit të saj, ai nuk do përfitojë nga ky shqiptim.

1: Siguria, dhe ajo që synohet me të: që deklaruesi i shehadetit(fjalës La ilahe ila Allah) të jetë i sigurtë (në vetvete) për qëllimin  e saj, me një siguri të palëkundur duke hequr çdo dyshim, thotë Allahu i Plotfuqishëm:

}إنما المؤمنون الذين آمنوا بالله ورسوله ثم لم يرتابوا وجاهدوا بأموالهم وأنفسهم في سبيل الله أولئك هم الصادقون{

{Besimtarët janë ata të cilët i besuan Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe pastaj nuk dyshuan, e që u përpoqën, me pasurinë e tyre e veten e tyre, për rrugën e Allahut. Të tillët janë ata të vërtetët}.

Dhe se ka ardhut në hadith të saktë nga Ebu Hurejra - Allahu qoftë i kënaqur me të-, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut,- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë: «Dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut, dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nuk takohet Allahu me një rob i cili ka ardhur me këto të dyja, pa patur në to asnjë dyshim, e që ai t’a privojë nga Xhenneti»”.

Kështu që e bëri kusht - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- që për të hyrë në Xhennet thënësi i saj, duhet që ai t’a ketë thënë pa asnjë dyshim në të, duke qenë zemra e tij e bindur në të.

1: Pranimi, dhe ajo që synohet me të është pranimi i sajnga zemra e tij dhe

 me gjuhën e tij, dhe se ajetet për këtë janë të shumta, ku të gjitha tregojnë se nuk ka dobi prej saj, përveç se nëpërmjet tij, prej tyre është Fjala e Allahut të Lartësuar:

}وكذلك ما أرسلنا من قبلك في قرية من نذير إلا قال مترفوها إنا وجدنا آباءنا على أمة وإنا على آثارهم مقتدون * قال أو لو جئتكم بأهدى مما وجدتم عليه آباءكم قالوا إنا بما أرسلتم به كافرون * فانتقمنا منهم فانظر كيف كان عاقبة المكذبين{

{Gjithashtu, Ne nuk dërguam para teje në asnjë vendbanim ndonjë paralajmërues, e që mendjemëdhenjtë të mos thonë: “Ne kështu i kemi gjetur paraardhësit tanë në këtë popull, dhe se ne jemi ndjekës të gjurmëve të tyre. (I dërguari i tyre) U tha: “A edhe nëse u kam ardhur juve me udhëzim më të mirë se ajo që i keni gjetur ju paraardhësit tuaj?!” Thanë: “Ne e mohojmë atë me të cilën ju jeni dërguar!” E kështu Ne iu hakmorëm atyre, dhe ti shiko se si ishte përfundimi i atyre që i konsideronin gënjeshtarë (pejgamberët).}

1: Bindja, për të cilën ka thën i Plotfuqishmi:

}ومن أحسن ديناً ممن أسلم وجهه لله وهو محسن{

{E kush ka fe më të mirë se ai që i është dorëzuar me tërë qenien e vet Allahu duke qenë bamirës?!} dhe thotë i Plotfuqishmi:

}ومن يسلم وجهه إلى الله وهو محسن فقد استمسك بالعروة الوثقى{

{E kush ia dorëzon tërë qenien e tij Allahut, duke qenë bamirës, vërtetë që është kapur për lidhjen më të sigurtë}dhe se kuptimi: {ia dorëzon tërë qenien} e ka kuptimin: tregohet i bindur duke qenë vepërmirë dhe njësues i Allahut, dhe se kush nuk ia dorëzon tërë qenien Allahut, ai nuk është kapur për lidhjen më të sigurtë. Po ashtu kjo është përmendur edhe në këtë hadith të Saktë: «لا يؤمن أحدكم حتى يكون هواه تبعاً لما جئت به» kuptimi «Nuk ka besuar ndonjëri prej jush derisa të shkojnë qejfet e tij në ndjekje të asaj me të cilën jam dërguar» dhe se kjo është bindja e plotë.

1: Vërtetësia, që kundërshton gënjeshtrën, e cila është që personi t’a thotë atë thellësisht nga zemra e tij, dhe që zemra e tij të përputhet me gjuhën e tij, ka thënë Allahu i Lartësuar rreth kësaj:

}الم * أحسب الناس أن يتركوا أن يقولوا آمنا وهم لا يفتنون * ولقد فتنا الذين من قبلهم فليعلمن الله الذين صدقوا وليعلمن الكاذبين{

{Elif Lam Mijm. A mos vallë menduan njerëzit se do të lihen të thonë “Besuam” e të mos vihen në provë?! Vërtetë që ne i kemi provuar ata që ishin para tyre, në mënyrë që Allahu t’i bëjë të ditur ata që ishin të vërtetë dhe t’i bëjë të ditur gënjeshtarët.} dhe ka thënë i Lartësuari gjithashtu në lidhje me hipokritët:

}ومن الناس من يقول آمنا بالله وباليوم الآخر وما هم بمؤمنين * يخادعون الذين آمنوا وما يخدعون إلا أنفسهم وما يشعرون * في قلوبهم مرض فزادهم الله مرضاً ولهم عذاب أليم بما كانوا يكذبون{

{Ka prej njerëzve që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Fundit” dhe fakt ata nuk janë besimtarë. Ata (përpiqen të) mashtrojnë ata që besuan, por që në fakt ata nuk mashtrojnë tjetër vetëm se vetet e tyre dhe nuk e kuptojnë.Në zemrat e tyre ka sëmundje, e Allahu ua shton atyre sëmundjen dhe për ta një dënim të dhembshëm për shkak se ata mashtronin}.

Gjithashtu është në Sahih është transmetuar nga hadithi i Muadh bin Xhebelit - Allahu qoftë i kënaqur me të - se Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

»ما من أحد يشهد أن لا إله إلا الله وأن محمداً عبده ورسوله صدقاً من قلبه إلا حرمه الله على النار»

«Nuk ka dikë që dëshmon se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij, me vërtetësi nga zemra e tij, vetëm se Allahu e ka bërë haram atë për Zjarrin»

Pra, e bëri kusht të shpëtimit prej Zjarrit, për atë që e thotë këtë fjalë (shehadet),thënien esaj me vërtetëianga zemra e tij, kështu që ajo (dëshmi) nuk do sillte dobi nëse vetëm do shqiptohej nëse nuk do përputhej kjo me zemrën.

1: Sinqeriteti, i cili është pastrimi i punës së mirë në nijet nga të gjitha

papastërtitë e idhujtarisë, thotë Allahu i Lartësuar:

}ألا لله الدين الخالص{

{A nuk është për Allahun feja e sinqertë}, dhe thotë gjithashtu i Lartësuari:

 

}فاعبد الله مخلصاً له الدين{

{Pra, adhuroje Allahun me sinqeritet. Atij i përket feja!}

Ndërsa në Sahih transmetohet, nga hadithi i Ebu Hurejres - Allahu qoftë i kënaqur me të - se Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

}أسعد الناس بشفاعتي من قال لا إله إلا الله خالصاً من قلبه أو نفسه{

{Njerëziu më i lumtur me ndërmjetësimin tim (për të në Ditën e Gjykimit) është ai që ka thënë: “La ilahe ila Allah - Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut- ” sinqerisht nga zemra e tij, apo brendësia e tij.}

Në një hadith të saktë gjithashtu nga Utban bin Maliku - Allahu qoftë i kënaqur me të –transmetohet se Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

}إن الله حرم على النار من قال لا إله إلا الله يبتغي بذلك وجه الله{

{Vërtetë që Allahu ia ka bërë haram Zjarrit atë që thotë “La ilahe ila Allah – Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut” duke kërkuar me këtë fytyrën (Kënaqësinë) e Allahut}

1: Dashuria, dhe qëllimi i saj është, dashuria për këtë fjalë, për gjithçka që ajo të drejton dhe të prinë, dhe për të gjithë punuesit që punojnë sipas kësaj fjale, të cilët janë përkushtuar në zbatimin e kushteve të saj, dhe mospranimin e gjithçkaje që e kundërshton atë, thotë Allahu i Lartmadhërishëm:

}ومن الناس من يتخذ من دون الله أنداداً يحبونهم كحب الله والذين آمنوا أشد حباً لله{

{E ka prej njerëzve që marrin në vend të Allahut idhuj. I duan ata ashtu siç duhet Allahu. Por ata që besuan, dashurinë për Allahun e kanë më të fortë.} dhe thotë gjithashtu i Lartësuari:

}لا تجد قوماً يؤمنون بالله واليوم الآخر يوادون من حاد الله ورسوله ولو كانوا آبائهم أو أبنائهم أو إخوانهم أو عشيرتهم أولئك كتب في قلوبهم الإيمان...{

{Nuk do gjeni një popull që e beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit që të dojë atë që e lufton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur atë të jenë baballarët e tyre, ose djemt e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Të tillëve ua ka shkruar (vulosur) në zemrat e tyre Imanin (besimin)...}.

Dhe ka ardhur në një hadith të saktë nga Enesi - Allahu qoftë i kënaqur me të –i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

«ثلاث من كن فيه وجد حلاوة الإيمان: أن يكون الله ورسوله أحب إليه مما سواهما، وأن يحب المرء لا يحبه إلا لله، وأن يكره أن يعود في الكفر بعد إذ أنقذه الله منه كما يكره أن يقذف في النار»

 

«Tre (gjëra) nëse gjenden tek ndonjëri, e ka gjetur ëmbëlsinë e besimit: që të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij për të më të dashur tek ai se sa dikush tjetër, që të dojë dikë duke mos e dashur për tjetër përveçse për hir të Allahut, dhe të urrejë të kthehet në mosbesim, pasi Allahu e ka shpëtuar prej tij, ashtu siç urren (e nuk dëshiron) të hidhet në zjarr.»

Add comment

Security code
Refresh