Episodi i tretë ( 3 )

E drejta e Allahut mbi robërit e Tij, dhe e drejta e robërve ndaj Zotit

Nga Muadh bin Xhebeli - Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se ka thënë: “Isha prapa Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - mbi të njëjtin gomar, e ai më tha:

«يا معاذ، أتدري ما حق الله على العباد وما حق العباد على الله؟»

«O Muadh, a e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit, dhe se cila është e drejta e robërve ndaj Allahut?!»

Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë?”Tha:

«حق الله على العباد أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئاً، وحق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئاً»

«E drejta e Allahut mbi robërit është që ata t’a adhurojnë Atë dhe të mos e rivalizojnë me Të asgjë, dhe e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk e barazon me të asgjë.»Thashë: “O i Dërguar i Allahut, a t’ipërgëzoj njerëzit (me këtë)?!” Tha:

«لا تبشروهم فيتّكلوا»

«Mos i përgëzo ata në mënyrë që të mos mbështeten (vetëm në këtë)». Mutefekun alejhi

* * *                      

Rëndësia e hadithit:

Është e nevojshme për çdo musliman që të ndalet tek ky hadith me meditim dhe soditje, për shkak të përmbajtjes së tij në çështje madhore, dhe përfitimeve shpirtërore. E pse jo, kur ai bën fjalë për të drejtat e rëndësishme në këtë jetë, dhe e vendos atë në kulmin e rëndësisë dhe rrezikshmërisë;ku nga vendim marrja e kësaj origjine mund të ndryshojë rrjedha e jetës së njeriut në këtë dynja dhe në botën tjetër, dhe se do e paraqes këtë në pesë përfitime:

Qëndrimi i parë:Thënia e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –:

«أتدري ما حق الله على العباد»

«A e di se cila ështëe e drejta e Allahut mbi robërit…»

Thënia e tij: «A e di». Dija është njohja e diçkaje dhe kuptimi i saj, dhe se e nxori lajmin në formën e një pyetje në mënyrë që të jetë më ndikuese në vetvete, dhe më e qartë për të kuptuarit e nxënësit, dhe më nxitës në memorizimin dhe vëmendjen, dhe më të kapshme për kuptimin. Dhe se kjo metodë është prej metodave edukuese të Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – me shokët të tij, në udhëzimin dhe mësimin e tij ndaj tyre, dhe se kjo është metoda më e mirë me të cilën është e nevojshme që të angazhohet edukimin bashkëkohor.

Qëndrimi i dytë:Përgjigjja e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – me fjalën e tij:

«حق الله على العباد أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئاً»

«E drejta e Allahut mbi robërit është që ata t’a adhurojnë Atë dhe të mos e rivalizojnë me Të asgjë».

Ky tekst është me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, me një kuptim të madh, i mbushur plot me dobi dhe urtësi, ku janë përmbledhur në tre rëndësi.

E para: Thënia e tij: «حق الله على العباد» - «e drejta e Allahut mbi robërit», ku ajo që kihet për qëllim me këtë, është “ajo çfarë Ai e meriton prej tyre, dhe e bën Atë meritor”, e cila këtu e ka kuptimin e detyrës, sikur ai është duke thënë: “Çfarë është obligim mbi robërit për Allahun e Lartëmadhërishëm.”

Dhe fjala "e drejta" vjen në shumë kuptime, duke përfshirë shpërblimin, vërtetësinë, dhe mund të thuhet për Allahun e Plotfuqishëm edhe në kuptime të tjera përveç këtyre.

E dyta:Thënia e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- :

»أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئاً«…

«Që t’a adhurojnë Atë dhe të mos e rivalizojnë me Të asgjë..».

Kuptimi: Qët’a njësojnë vetëm Atë në adhurim, dhe të mos i shoqërojnë Atij asgjë, dhe dobia e kësaj fjalie është sqarimi se të shmangurit nga politeizmi në adhurim është i domosdoshëm.

Dhe se adhurimi në origjinë: është nënshtrimi dhe përulja, thuhet: Rrugë e shtruar dhe deve e shtruar dmth: e përulur.

Ndërsa adhurimi(nënshtrimi) i urdhëruar është siç ka thënë Shejh el-Islam Ibn Tejmije - Allahu e mëshiroftë - : “Bindja ndaj Allahut në përputhje me atë që është urdhëruar nga gjuhët e  dërguarve”, ose siç ka thënë gjithashtu -Allahu e mëshiroftë - : “Ai është një emër përmbledhës i çdo gjëje që e don Allahu dhe është i Kënaqur, qoftë prej fjalëve apo veprave të dukshme”.

Dhe thotë - Allahu e mëshiroftë -: “Por adhurimi (nënshtrimi) i urdhëruar,përfshinë kuptimin e përuljes dhe kuptimin e dashurisë, ai përmba në kulmin e përuljes për Allahun e Lartësuar dhe kulmin e dashurisë për Të”.

Kështu që në këtë kontekst ajo fjalë përfshin të gjitha çështjet e jetës, gjithçka që thotë njeriu dhe gjithçka që ai punon nëse i bën ato për Allahun e Lartmadhërishëm.
Ajo (si fjalë) përfshinë brenda vetes ndjenjat e adhurimit si, namazin, agjërimin,zekatin, haxhin, përmendjen e Allahut, lutjet, kërkimin e faljes, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e së keqes, dhe të tjerë si këto, siç janë të përfshira në të edhe çështje të tjera të jetës të lejueshme si ngrënia, pirja,kontratat, martesa, e kështu me radhë.

Thotë Dijetari i madh Shejh el-Islam Ibn Tejmije - Allahu e mëshiroftë - : “Namazi, zekati, agjërimi, haxhi, sinqeriteti në fjalë, kryerja e amanetit, nderimi i prindërve, lidhja familjare, besa në përmbushjen e premtimeve, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, përpjekja ndaj të pafeve dhe hipokritëve, bamirësia ndaj fqinjit, ndaj jetimit, nevojtarëve, dhe udhëtarit, mosmundimi i njerëzve dhe kafshëve, lutja, dhikri (përmendja e Allahut), leximi, dhe shembuj të tillë si këto, janë prej adhurimit (nënshtrimit)”, “dhe gjithashtu të dashurit e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, frikërrespekti ndaj Allahut, të kthyerit tek Ai, të përkushtuarit në fenë e Tij sinqerisht, durimi në Vendimin e Tij, mirënjohja për mirësitë e Tij, të kënaqurit me Caktimin e Tij, mbështetja në Të, shpresa për Mëshirën e Tij, frika prej Ndëshkimit të Tij, dhe shembuj të tillë si këto,gjithashtu janë prej adhurimit (nënshtrimit) ndaj Allahut”.

Nga kjo ne kuptojmë se çdo gjë që e punon njeriu në këtë jetë prej veprave të lejueshme e legjitime, nëse ka qenë qëllimi i tij i mirë në to, ai quhet adhurim, madje edhe nëse ajo që kryen njeriu është për kënaqësitë e tij epshore, për veten e tij, apo për jetën e tij të përditshme, dhe këtë e sqaron dëshmia që transmetohet nga Imam Muslimi dhe të tjerëse Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë: «وفي بضع أحدكم صدق »- «Edhe në kontaktin e ndonjërit prej jush konsiderohet sadaka (lëmoshë)» thanë: “A edhe nëse ndonjëri prej nesh kënaq epshin e vet do ketë për të shpërblim?!” Tha: «أرأيتم لو وضعها في حرام أكان عليه وزر»-«Ç’mendoni nëse ai do e shfrynte në haram, a do kishte për të ndëshkim?!» Thanë: “Po!” Tha:

«كذلك إذا وضعها في الحلال كان له أجر» - «Kështu pra nëse ai e kënaq atë (epshin) në hallall do ketë për të shpërblim.»

Kanë thënë disa prej dijetarëve:“Kjo është prej plotësisë së Mëshirës së Allahut ndaj robërve të vet. I shpërblen ata edhe nëse kryejnë nevojat e tyre epshore, kur ata bëjnë nijet (me qëllim) që t’i japin hakun gruas, dhe të mbrojnë organet.”

Ky adhurim në këtë kuptim përmbledhës e të gjerë është ai për të cilin i ka urdhëruar Allahu të dërguarit e Vet, dhe e bëri obligim mbi krijesat e Veta në shumë ajete, ku prej tyre, Fjala e Allahut të Lartmadhërishëm:

«ولقد بعثنا في كل أمة رسولاً أن اعبدوا الله واجتنبوا الطاغوت»

{Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar, (t’u thotë) adhuroni Allahun dhe largohuni nga djalli}.

Allahu i Plotfuqishëm na lajmëroi se Ai dërgoi në të gjithë gamën e njerëzve, të dërguar që t’u përçojë atyre këtë fjalë, e që është adhurimi i Allahut të Vetëm, dhe lënien e gjithçkaje tjetër përveç Tij.

Ky adhurim nëse praktikohet nga robi sipas kuptimit gjithëpërfshirës, ka për të gjetur lumturinë e një lumturie të pashoq, thotë Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë - : (Kështu pra, sa herë që robi t’a bëjë adhurimin ndaj Allahut sa më të sinqertë do e gjejë veten, do udhëzohet në misterin e ekzistencës së tij, dhe do gjejë bashkë me të lumturi shpirtërore, një lumturi të pakrahasueshme, e cila ngjason me atë që e ka përshkruar i Dërguari – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – si: «حلاوة الإيمان» - «Ëmbëlsia e besimit».

Thotë Ibn Kajimi–Allahu e mëshiroftë - : “Nuk ka asgjë më të dashur për zemrat se sa Krijuesin e tyre dhe formuesin e tyre, e Ai është Zoti i tyre dhe i Adhuruari i tyre, Kujdestari i tyre dhe miku i tyre, Zotëruesi i tyre dhe Kontrolluesi i tyre, Furnizuesi i tyre, Marrësi i jetës së tyre dhe Dhënësi i jetës së tyre, dhe se dashuria ndaj Tij është begati e brendësive,jetë e shpirtrave, kënaqësi e thellësive, përforcimi zemrave, dritë e mendjeve,bukuri e syve, dhe ndërtim i të fshehtës, dhe se nuk ka për zemra te shëndosha, shpirtrat e mirë, mendjet e pastra më të ëmbël, më të shijshme, më të mirë, më të gëzuar, e as më të begatë se sa dashuria ndaj Tij dhe të afruarit me Të, dhe përmallimi i takimit me Të. Dhe se ëmbëlsia që e gjenë besimtari në zemrën e vet me anë të saj, është mbi çdo ëmbëlsi, dhe se begatia që e arrinë atë me të është më e plotë se çdo lloj begatie, dhe se kënaqësia të cilën e arrin ai është më e madhe se çdo kënaqësi tjetër, aq sa dikush prej tyre tha: “Vërtetë që në zemër kalojnë disa momente, aq sa them me vete: nëse banorët e Xhennetit janë në një kënaqësi të tillë, atëherë vërtetë ata po bëkan një jetë të mrekullueshme.”

E treta:Një grup i njerëzve gabojnë në kuptimin e adhurimit në këndvështrimin e legjislacionit të saktë fetar, të cilën do e paraqesim në dy modele, duke përfshirë:

Së pari: Ata të cilët pretendojnë në teprime për hir të dashurisë së tyre ndaj Allahut të Lartësuar, aq sa disa prej tyre e nxjerrin veten jashtë rrethit të njerëzores, duke e futur atë në hyjnizim, e cila nuk i takon askujt tjetër përveç Allahut të Lartmadhërishëm, si dikush që pretendon gjëra që janë përtej kufijve edhe të profetëve dhe të dërguarve, të tilla si njohja gajbit (e të fshehtës), apo takimi me të dërguarit, apo shikimi i  Allahut të Plotfuqishëm, dhe se kjo pa dyshim tregon se ai e ka gabuar rrugën, ka dalë nga e sakta, dhe i ka shkelur kufinjt e saj.

Dijetari i madh Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “…dhe se kjo është një derë në të cilën kanë rënë në të shumë prej dijetarëve –dmth. Dijetarëve Sufi - dhe për shkaktë saj (dashurisë) u dobësua tek ata kryerja e adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar, adhurim të cilin e bënë të ditur të dërguarit, duke ua ndryshuar kështu urdhëresat dhe ndalesat, me të cilat ata erdhën. Kështuqë atyre iu dobësua mendja, me të cilën robi e njeh realitetin e vet, dhe kur dobësohet mendja, dhe pakësohet dija rreth fesë, dhe nëse në vetëvete ka dashuri të humbur e injorante, atëherë vetja do të shtrihet me tërë injorancën e saj në këtë (teprim)”.

Dhe tjetra:Janë ata që e kanë të njohur adhurimin vetëm si një kryerje të ritualeve të adhurimit, të tilla si namazi, agjërimi, zekati, haxhi, dhikri (përmendja e Allahut) e kështu me radhë.I sheh se si ata i bëjnë këto gjëra, por në qoftë se ata i kthehen jetës së tyre praktike, në ushtrimin e jetës ekonomike - për shembull - nuk e dinë çfarë është haram e çfarë është hallall, dhe bashkëpunojnë me ngjyrat e marrëdhënieve të ndaluara, si manipulimi në tregëti, kamatë, gënjeshtra në shitblerje, mashtrime, dhe të tjera si këto. Kështu që në ndërgjegjet e tyre nuk ka asnjë pengesë që të tremben, dhe aq më tepër pretendojnë se e gjithë kjo nuk është adhurim, dhe se ai as nuk ka lidhje me këto gjëra. Dhe në qoftë se atadalin në jetën shoqërore, dhe kulturën e përgjithshme, i sheh të ndjekin në të pijet të ndryshme, si dikush që kryen disa ndalesa, si gënjeshtra, përgojimi, thashethemet, dhe të tjera, duke e ndarë jetën e tij nga adhurimi. Ndërsa ka prej tyre që në qoftë se dalin në jetën shkencore, kulturore, intelektuale, e ndajnë atë (jetën) me një ndarje të qartë nga adhurimi i Allahut të Lartmadhërishëm, dhe nuk e di se dija në Islam është si jeta për njeriun, prandaj është e domosdoshme për një musliman që të shfrytëzojë ideologjinë e tij, dijen e tij, lapsin e tij për këtë fé, derisa këto çështje të bëhen adhurim me të cilin robi afrohet me të tek i Adhuruari i tij i Lartmadhërishëm. E kush bie ndesh me këtë, në realitet ai ka gabuar në kuptimin e adhurimit, dhe e ka kufizuaratë vetëm në disa vepra. Këta janë dy llojet e njerëzve të cilët gabojnë në konceptimit të adhurimit në Islam.

Pasi parimi bazë është se, jeta e një muslimani është ose shkencore, ose sociale, ose politike, ose ekonomike, ose morale ose nëpërmjet sjelljes, të gjitha janë adhurime për Allahun e Lartmadhërishëm, prandaj ai duhet që t’a shfrytëzojë atë si të tillë, derisa t’i mundësohet qëllimi madhor i këtij adhurimi, i cili është e gjithë lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër.

Qëndrimi i tretë: Thënia e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«وحق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئاً»

«dhe e drejta e robërve ndaj Allahut është, të mos e dënojë atë që nuk e barazon me Të asgjë».

Kjo do të thotë se kushdo që ia jep të drejtën që i takon Allahut të Lartmadhërishëm, atëherë Allahu i Lartësuar ia bën obligim Vetes që të mos e dënojë atë, duke i premtuar këtë zbatuesit të së drejtës së Vet në mënyrë të pashmangshme, sepse Ai ua kishte premtuar atyre atë, si shpërblim për ta për shkak të Teuhidit (Unitetit) të Vet, dhe se Allahu nuk i thyen premtimet e Tij. Shejh el-Islam Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë– ka thënë: "Të qenurit i devotshëm që meriton shpërblimin është të kërkuarit e të drejtës së mirësisë dhe begatisë, dhe se nuk është kërkimi i të drejtës reciproke ashtu siç e kërkon krijesa prej krijesës."

Qëndrimi i katërt:Fjala e Muadhit -Allahu qoftë i kënaqur me të - : “Isha hipur pas Profetit –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - mbi një gomar, e ai më tha:...”hadithi.

Përulësia e Pejgamberit –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - , i cili kishte i hipur mbi një gomar, e ai kush ishte ai në autoritetin dhe rëndësinë që kishte, e ai ishte më i miri i njerëzimit në mënyrë të prerë, dhe më i ndershmi ndër ta tek Allahu i Lartësuar, e megjithatë ai bënte atë që bënin njerëzit plotësisht, hante atë që ata hanin, dhe pinte atë që ata pinin, dhe hipte në atë që ata hipnin, dhe më shumë se kaq, ai hipte vetë i dyti në të njëjtën kafshë, e kjo është një gjë me të cilën bie në kundërshtim me shumicën e njerëzve sot, të cilët i bekoi Allahu me bekimet e Veta, dhe ua shtoi atyre prej mirësive të Veta, e ata menduan se iu dha ajo që nuk iu dha të tjerëve në ndonjë pozitë të veçantë, qofshin ata pronarë të pasurive, ose autoritetit, apo posteve, dhe të tilla si këto, dhe mashtrohen me atë që ua ka dhënë Allahu i Lartmadhërishëm, dhe i mundi ata arroganca dhe fodullëku, aq sa disa prej tyre, shtojnë mbi këtë padrejtësitë ndaj të tjerëve, dhe i tejkalon kufinjt, dhe se kjo e gjitha është një rrezik i madh.

Qëndrimi i pestë:Përsëri me fjalët e Muadhit– Allahu qoftë i kënaqur prej tij - : “Isha hipur pas Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - mbi një gomar, e ai më tha: O Muadh...”

Shfrytëzimi i kohës në atë që të sjell dobi, pasi dija është udhëzues dhe sigurues. Shfrytëzimi i rastit të përshtatshëm, për të përçuar atë që ai ka në vetvete, prej dobisë dhe dijes tek nxënësit e tij. Kështu që i Dërguari–Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - e shfrytëzoi rastin e ndodhjes së Muadhit pranë tij, për t’i dhënë atij këtë përgëzim madhështor. E nga lumturia e madhe e Muadhit dhe gëzimi i tij i fortë për këtë dobi të nderuar, kërkoi prej mësuesit të vet, Profetit –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – për t’ua ndriçuar shikimin njerëzve me të: “A të mosi përgëzoj njerëzit (me këtë)...”

Por mbi mësuesin rëndon një përgjegjësi e madhe kundrejtë brezave, që do trashëgojnë mësimin dhe edukimin e tyre, në mënyrë që t’i këshillojë ata, dhe t'i udhëzojë ata në atë që është më e dobishme për ta, e që u bën më tepër dobi për fenë e tyre dhe jetën e tyre, por që njëkohësisht edhe të mos tregohej ndaj tyre koprrac me atë që ia ka dhënë Allahu i Lartësuar, nga dija, përvoja dhe praktika.

Qëndrimi i gjashtë: Thënia e tij: “A të mos i përgëzoj njerëzit...?”.

 

Dijetarët rezultuan prej saj, se është e preferueshme që të përgëzohet muslimani me atë që e gëzon atë, veçanërisht nëse dobia e saj është e vazhdueshme si në këtë jetë ashtu dhe në jetën tjetër. Sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta – nuk e kishin zakon egoizmin dhe pëlqimin e vetes, por ishin që nxitonin për të përgëzuar njëri-tjetrin, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë prej saj.

Add comment

Security code
Refresh