Episodi i katërt ( 4 )

Thirrja për në Teuhid (monoteizëm) (1/2)

Nga Ibn Abasi - Allahu qoftë i kënaqur me të–transmetohet se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – kur e dërgoi Muadhin për në Jemen i tha– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - -:

«إنك تأتي قوماً من أهل الكتاب، فليكن أول ما تدعوهم إليه شهادة أن لا إله إلا الله، وفي رواية: (إلى أن يوحدوا الله)، فإن هم أطاعوك لذلك، فأعلمهم أن الله افترض عليهم خمس صلوات في كل يوم وليلة، فإن هم أطاعوك لذلك فأعلمهم أن الله افترض عليهم صدقة تؤخذ من أغنيائهم فترد في فقرائهم، فإن هم أطاعوك لذلك فإياك وكرائم أموالهم، واتق دعوة المظلوم فإنه ليس بينها وبين الله حجاب»

«Ti po i vjen një populli nga ndjekësit e Librit (të mëparshëm). Le të jetë gjëja e parë me të cilën ti i fton ata në të, dëshmia“La ilahe ila Allah - se nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut” , e në një transmetim tjetër: “që ata të Njësojnë Allahun”.Nëse ata të ndjekin në këtë, mësoju atyre se Allahu u ka bërë obligim atyre pesë namaze në çdo ditë e natë. E nëse ata të ndjekin në këtë, mësoju atyre se Allahu u bëri obligim atyre lëmoshën (e Zekatit) që të mirret nga të pasurit e tyre e të kthehet tek të varfërit e tyre. E nëse ata të ndjekin në këtë, atëherë kij kujdes e mos prek mallin e tyre më të mirë, dhe ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, pasi mes saj (lutjes) dhe mes Allahut nuk ka perde (pengesë)». Mutefekun alejhi(1).

Ky hadith madhështor, është i mbushur me urtësi dhe rregulla, dhe përfitime të nderuara madhështore, të përshkruara në qëndrimet e mëposhtme:

Qëndresa e parë:Thëniae tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - kur ai dërgoi Muadhin për në Jemen, për të cilën ka thën el-Hafidh Ibn Haxher –Allahu e mëshiroftë - : “E ka dërguar Muadhin për në Jemen, vitin e dhjetë,para haxhit të Pejgamberit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –(siç e ka transmetuar edhe Buhariu).Ndërsa el-Wakidij transmeton se “ai ka qenë viti i nëntë, kur Pejgamberi – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - është larguar nga Tebuku.” e është thënë edhe ndryshe, por është rënë dakord, se ai vazhdoi të qëndronte ne Jemen derisa u kthe në kohën e Ebu Bekrit - Allahu qoftë i kënaqur me të -, ku pastaj shkoi në Sham (Siri)derisa vdiq atje (2).

Qëndresa e dytë:Thëniae tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

«إنك تأتي قوماً من أهل الكتاب...»

«Ti po i vjen një populli prej ndjekësve të Librit (të mëparshëm)...»

Këto janë porositë e para të Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –ndaj Muadhit- Allahu qoftë i kënaqur me të – ku në to ka tre përfitime:

Së pari: Se përgjegjësi, nëse dëshiron të lërë një zëvendës për ndonjë punë të rëndësishme duhet që ai t’a porosisë me atë që e ndihmon në kryerjen e detyrës së tij, veçanërisht nëse detyra është e ngjashme me atë të Muadhit – Allahu qoftë i kënaqur prej tij -, si dikush që dëshiron që të thërrasë në Islam, ose të mësojë njerëzit, ose të jetë gjykatës i tyre, apo të marrë përsipër problemet e tyre, e kështu me radhë.

Së dyti:Se i Dërguari– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –e lajmëroi Muadhin, se populli tek i cili po shkon, është prej pasuesve të Librit (të mëparshëm); të cilët janë hebrenjtë dhe të krishterët, duke e lajmëruar për këtë; pasi ata kanë nevojë për diçka nga dija dhe për forcën e argumentit, në mënyrë që ai të përgatitej për këtë me aq sa i ka dhënë Allahu dije, dhe të mos mendojë se ata janë injorantë, dhe si rezultat t’u prezantojë atyre një thirrje të papërshtatshme duke mos e arritur qëllimin.

Së treti: Prej kësaj fjalie të shkurtër përfitohet në Davetin (thirrjen) për tek Allahu një përfitim i madh, dhe ne do të qëndrojmë për pak në të me diçka të vogël, kjo pasi Daveti (thirrja)për tek Allahu për prezantimin e saj (thirrjes) tek njerëzit kërkon mënyra të përshtatshme që lidhen me vendin e saj, nderin e saj, dhe madhështinë e çështjes së saj, kështu që i Dërguari – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –e lajmëroi Muadhin që të jetë i kujdesshëm pasi - si të jetë vendi bëhet kuvendi -, kështu që mënyra e të folurit me një injorant(të paditur) ndryshon nga mënyra e të folurit me një të ditur, dhe se mënyra e të folurit me gjysëm të diturit ndryshon nga mënyra e të folurit me të diturit, dhe se kjo është prej urtësisë për të cilën urdhërohet thirrja me ndjekjen e saj, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar:

}ادع إلى سبيل ربك بالحكمة والموعظة الحسنة وجادلهم بالتي هي أحسن{

{Thërrit për tek Rruga e Zotit tënd, me urtësi dhe me këshillë të mirë, dhe debato me ta në mënyrën më të bukur.}(3)

Ajo që bie në sy, është fakti se shumë nga ata që i ndjekin metodat e predikimit, këshillimit, orjentimit, nuk tregojnë kujdes në raste të tilla si ky, gjë e cila bën që fjala e tyre të mos ketë ndonjë dobi të madhe. Dhe nëse ne do vërenim të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -  do e gjenim të urtë e gjithë urtësi në prezantimin e thirrjes, duke filluar me prezantimin e saj tek Kurejshët në fillimet e Davetit (thirrjes), dhe deri sa atë e mori Allahu i Lartmadhërishëm, ku herë ua prezantonte në metodën e hytbes (predikimit mbi podium) para popullit në përgjithësi, e herë ia prezantonte atë një personi të vetëm, dhe nganjëherë e bënte duke korrigjuar ndonjë gabim... e kështu me radhë.

Dështiminë metodikën e matur, dhe të vendosurit e fjalëve në mënyrë të papërshtatshme, të dyja këto mund të çojnë në dëme të mëdha e të shumta, ku më kryesorja prej tyre është të larguarit e e njerëzve prej Islamit dhe ndjekësve të tij. Vërtetë që fjala është amanet dhe përgjegjësi, dhe se folësi është siguruesi, prandaj ai duhet t’a çojë amanetin e vet në vendin e kërkuar; në mënyrë që të japë efektin e saj, dhe të japë frytet e saj të mira – në dashtë Allahu -.

Qëndresa e tretë:Thënia e tij– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«فليكن أول ما تدعوهم إليه شهادة أن لا إله إلا الله، وفي رواية:(إلى أن يوحدوا الله)»

«Le të jetë gjëja e parë në të cilën do i ftosh në të, dëshmia“La ilahe ila Allah -se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut”, dhe në një transmetim tjetër: “që të Njësojnë Allahun”», dhe në këtë fjali gjejmë disa çështje si mëposhtë:

Së pari:Thënia e tij– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «فليكن أول ما تدعوهم ...»- «Le të jetë gjëja e parë që në të cilën do i thërrasësh...».

Ku kjo metodë e re e metodave të thirrjes, është një përshkallëzim duke filluar nga ajo që është më e rëndësishme tek ajo që është e rëndësishme, kështu që Muadhi - Allahu qoftë i kënaqur me të - do të shkojë tek njerëz që janë mohues të Allahut të Plotfuqishëm, dhe në mënyrë që t’i fusë në fenë e Allahut i duhet që të ndjekë metodën e përshkallëzimit, pak e nga pak, pasi obligimet nëse do jepen një herësh, nuk do ishte e mundur të gjeje pranim nga ana e dëgjuesit; pasi obligimet dhe detyrat, për nga natyra njerëzore konsiderohen si të rënda për njeriun. Dhe pikërisht këtë bëri edhe i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - në thirrjen e tij të bekuar me popullin e tij, ku ai qëndroi në Meke për trembëdhjetë vjet, duke i ftuar ata në Teuhid (monoteizëm- Njësimin e Allahut), dhe refuzimin e Shirkut (politeizmit-idhujtarisë), dhe gjithçkaje që ata adhuronin prej idhujve dhe statujave, dhe se nuk i urdhëronte ata me asgjë tjetër përveç kësaj. Dhe gjithashtu ishte edhe thirrja e të gjithë profetëve dhe të dërguarve të mëparshëm, duke filluar nga më e rëndësishmja tek e rëndësishmja.

Prandaj bazuar në këtë, është e domosdoshme për secilin thirrës që të shohë tek më e rëndësishmja dhe të fokusohet në të gjatë thirrjes dhe të prezantuarit të saj. Ku gjithashtu ai duhet që të mos neglizhojë metodikën e mësipërme që “si të jetë vendi të bëhet kuvendi” ku të dialoguarit me një jobesimtar ndryshon nga të dialoguarit me një musliman gjynahqar, dhe të folurit ndaj një djali neglizhent në zbatimin e dispozitave të Islamit ndryshon nga të folurit ndaj një vajze…e kështu me radhë.

Së dyti: Thënia e tij– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«فليكن أول ما تدعوهم إليه شهادة أن لا إله إلا الله»

«Le të jetë gjëja e parë në të cilëndo t’i ftosh, dëshmia “La ilahe ila Allah- se nuk ka zot tjetër(që e meriton të adhurohet) përveç Allahut”», ka ardhur në transmetime të ndryshme, prej tyre:

«فأول ما تدعوهم إليه عبادة الله، فإذا عرفوا الله فأعلمهم أن الله افترض عليهم خمس صلوات»

«Gjëja e parë në të cilën do t’i ftosh është:adhurimi i Allahut. E në qoftë se e njohin Allahun, atëherë mesoju atyre se Allahu ua ka bërë obligim atyre pesë namazet.»

Prej tyre gjithashtu: «…إلى أن يوحدوا الله، فإذا عرفوا ذلك…»- «…derisa t’a njësojnë Allahun, e kur t’a kenë kuptuar këtë…»

Dikush mund të pyesë e të thotë: “A ka mes këtyre transmetimeve ndonjë dallim në kuptim?!”

Kësaj i është përgjigjur el-Hafidh Ibn Haxheri - Allahu e mëshiroftë – me thënien e tij kur thotë: “Qëllimi këtu me fjalën“adhurimi i Allahut”nënkupton:Njësimin e Tij, dhe bashkë me të edhe Njësimin me anë të dëshmisë për Të e për të Dërguarin e Tij me shpallje. Kështu që siç shihet, nuk ka ndonjë mospërputhje mes këtyre transmetimeve, kuptimi i të cilave është i njëjtë, i cili është:thirrja për tek Teuhidi (Njësimi) i Allahut të Lartmadhërishëm dhe të veçuarit e Tij në adhurim si i Vetëm dhe i Pashoq, dhe heqja dorë nga nga gjithçka tjetër përveç kësaj.”

Së treti: Nga kjo fjali, na bëhet e qartë se gjëja më e rëndësishme në të cilën duhet të thërrasë thirrësi, është Teuhidi (Njësimi) i Allahut të Lartmadhërishëm, dhe të fokusuarit në këtë me një përqëndrim të madh.Argument për këtë është vepra e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -dhe të angazhuarit e ditëve më të shumta të davetit (thirrjes) në gdhendjen e Akides (bindjes) ndër shpirtra,Njësimit të Allahut të Lartmadhërishëm dhe heqjes dorë nga Shirku (idhujtaria) dhe pasuesit e tij.

Prandaj për ftuesit për tek Allahut i Plotfuqishëm,duhet që në çdo pikë të tyren, të preokupohen nga ky aspekt me një vëmendje të madhe, dhe t’a vendosë atë ndër prioritetet e para, pa marrë parasysh sa e refuzojnë njerëzit dhe e kundërshtojnë. Dhe se për këtë kemi shembull profetët dhe të dërguarit, ku shembulli më i përkryer është shembulli i Profetit tonë Muhammed – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -. Dhe se kur njerëzit iu përgjigjën Akides së Teuhidit (besimit monoteist) u lehtësua pastaj përgjigjja në të gjitha dispozitat e tjera.A nuk e shikon o vëllai im thirrës, se si shumica e Kur’anit është thirrje për në Teuhid (Njësim), qoftë kjo e drejtpërdrejtë siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

}ولقد بعثنا في كل أمة رسولاً أن اعبدوا الله واجتنبوا الطاغوت{

{Vërtetë që Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar që(të thonë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni nga djalli}(4), ose në mënyrë indirekte, nëpërmjet prezantimit të thirrjes së profetëve –Paqja qoftë mbi të gjithë -, dhe sqarimit të tregimeve të tyre me popujt e tyre, e kështu me radhë. Apo me paraqitjen e krijesave të Allahut të Lartmadhëruar; në mënyrë  që të argumentohet me to i mençuri mbi ekzistencën e Një Krijuesi të këtij universi , i Cili është i Adhururari i Vetëm që nuk ka rival. Përse e gjithë kjo?! Nuk ka dyshim se kjo është për shkak të rëndësisë së Akides(besimit), dhe gdhendjes së saj në brendësitë e njerëzve.

E nga këtu ne kuptojmë gabimin e shumë prej thirrësve të cilët e lanë pas dore aspektin e Akides(besimit), dhe u fokusuan në aspektet e sjelljes dhe etikës, ose të futurit në thellësi të jetës sociale, politike, e të tjera si këto, më shumë se sa në aspektin e Akides(besimit).

Nuk ka dyshim se të gjitha dispozitat e Islamit në përgjithësi, kanë rëndësi të madhe, dhe se në Islam nuk ekziston tul dhe kore(ose, tul dhe lëvore), siçu pëlqen disave t’a quajnë kështu, por të filluarit me më të rëndësishmen për tek e rëndësishmja, dhe se “La ilahe ila Allah- Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut”, është gjëja më e rëndësishme në të cilën duhet të thërritet.

Së katërti: Shejh el-Islam Ibn Tejmije - Allahu e mëshiroftë –në lidhje me këtë frazë, ka thënë: “Është mësuar nga vështirësitë e fesë së Profetit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -  dhe kanë rënë dakord rreth saj i gjithë Ummeti (shoqëria Islame), se origjina e Islamit, dhe gjëja e parë me të cilën urdhërohen krijesat është: dëshmia “La ilahe ila Allah, Muhammed Resul Allah - se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.”Me këtë bëhet jobesimtari musliman, dhe armiku mik, dhe lejimi i gjaku te pasurisë së tij në gjak dhe pasuri të paprekshme.Pastaj, në qoftë se ajo (dëshmia) është nga zemra e tij, ai ka hyrë në Iman (besim), dhe nëse ai e thotë atë me gjuhën e tij dhe jo me zemrën e tij, ai është në dukje në Islam dhe në brendësi nuk është në Iman (besim).”(5)

Së pesti:Thënia e tij– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«فليكن أوّل ما تدعوهم إليه شهادة أن لا إله إلا الله...»

«Le të jetë gjëja e parë në të cilën do i ftosh ata,dëshmia“La ilahe ila Allah- se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut”...».

Dijetarët kanë thënë: “Në të ekziston argumenti se nuk gjykohet për pranimin e Islamit të ndonjë jobesimtari përveç nëse i shqiptojnë dy dëshmitë.”
Shejh el-Islam Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “E sa u përket dy dëshmive, në qoftë se nuk flet me to, duke qenë i aftë, ai është jobesimtar me konsesusin e tërë muslimanëve, dhe se ai konsiderohet jobesimtar në brendësi dhe në dukje tek selefët (paraardhësit e mirë) të Ummetit, tek imamët e tyre, dhe tek dijetarët të tyre të shumtë.”

Së gjashti: Disa nga dijetarët kanë thënë: “Kjo me të cilën e ka urdhëruar Pejgamberi – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –Muadhin, është thirrja para shpalljes së luftës, të cilën e ka rekomanduar Profeti – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –udhëheqësit e tij, prandaj përpara shpalljes së (ligjit të) luftës, është e preferuar që t’u bëhet thirrja, për atë që e mbërrin thirrja, ndërsa kujt nuk i mbërrin thirrja, është obligim që t’i bëhet e qartë thirrja para luftimeve.”

 

________________________________________

1.  Transmeton Buhariunë “Librin e Teuhidit”, Kapitulli: “Ajo që ka ardhur në thirrjen e Profetit –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ndajpopullit të tij për në Teuhidin(Njësimin) e Allahut” (15/2301, had. 7372), dhe e ka transmetuar gjithashtu Muslimi në “Librin e Imanit”, Kapitulli: thirrja për tek dy dëshmitë dhe ligjet e Islamit”(had. 19, 1/50).

2. Marrë nga Libri: “Fet’h el-Mexhijd, Sherh Kitab et-Teuhid”(faq.71,72), Shejh Abdurr- Rrahman Ali-Sheikh.

3.  Sureja: en-Nahl, ajeti: 125.

4.  Sureja: en-Nahl, ajeti: 36.

 

5.  Marrë nga Libri: “Fat’h el-Mexhijd, Sherh Kitab et-Teuhid” (Faq,73)Shejh Abdurr- Rrahman Ali-Sheikh.

Add comment

Security code
Refresh