Episodi i pestë ( 5 )

Thirrja për në Teuhid (monoteizëm) (2/2)

Qëndresa e katërt: Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «فإن هم أطاعوك لذلك»

«Nëse ata të ndjekin ty në këtë» dmth: E dëshmojnë dhe e pasojnëatë (porosi), dhe në qoftë se i lajmëron ata për domosdoshmërinë e Teuhidit (Njësimit) me anë të shqiptimit të dy dëshmive dhe ata e ndjekin atë, dhe i dëshmojnë këto dy dëshmi,atëherë kalo në një çështje tjetër.

Në një tjetër transmetim, nga Ibn Khuzejme - Allahu e mëshiroftë - është:

«فإن هم أجابوا لذلك»

«Nëse ata përgjigjen nëkëtë», e në një transmetim:«فإذا عرفوا ذلك »- «Nëse e kuptojnë këtë», dhe se të gjitha këto fraza nuk ndryshojnë në kuptimin e tyre, dhe se kanë të njëjtin kuptim, të cilat tregojnë rëndësinë e përshkallëzimit në thirrjen për tek Allahu i Plotfuqishëm dhe me filliminnga më e rëndësishmja tek e rëndësishmja, kështu që pas vërtetimit të të dy dëshmivedhe pas Teuhidit (Njësimit) të Allahut, atëherë bëhet edhe kalimi në vijim për tek shtyllat e Islamit dhe bazat e tij.

Qëndresa e pestë:Thënia e tij:

«فأعلمهم أن الله افترض عليهم خمس صلوات في اليوم والليلة»

«Atëherë mësoji atase Allahu ua ka bërë obligim atyre pesë namaze në çdo ditë e natë», në të ka argument për rëndësinë e namazit, dhe se ai në detyrë dhe obligim është i detyrueshëm si dy dëshmitë, ashtu siç në të ka argument se namazi është obligim për çdo musliman dhe muslimane që kanë mbushur moshën e pjekurisë dhe janë të shëndoshë mendërisht, dhe tëobliguarit me pesë namaze në çdo ditë e natë. Nga kjo ne kuptojmë se nuk ka përveç këtyre pesëveSunete, të përsëritshmet, Vitri, dhe të tjera nafiletë adhurimit, të cilat nuk janë farze të domosdoshme, por të pëlqyeshme, të cilat janë sigurinë të drejtën e çdo muslimani dhe muslimaneje, ashtu siç është ka ardhur mirësia për kryerjen e tyre në tekste të shumta.

Qëndresa e gjashtë:Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:«فإن هم أطاعوك لذلك »-«…nëse të ndjekin në këtë…»dmth: Besojnë dhe e pohojnë se Allahu e ka bërë obligim mbi ta dhe e kryejnë. E nëse pajtohen që t’a kryejnë edhe pa thënë asgjë, edhe në këtë rast nuk do të kishte problem, ndryshe nga dy dëshmitë, të cilat është kusht që të shprehen të dyja, siç e kemi shpjeguar më sipër.

Qëndresa e shtatë:Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

«فأعلمهم أن الله افترض عليهم صدقة تؤخذ من أغنيائهم فترد على فقرائهم... »

«Mësoju atyre se Allahu e bëri obligim mbi ta lëmoshën (e Zekatit) që t’u mirret nga të pasurit e tyre dhe të kthehet tek të varfërit e tyre…»në këtë tekst janë disa çështje, të cilat janë:

Së pari: Kuptimi i fjalës “i pasur”nëhadith është ai që posedon një Nisab (pragu minimal) nga pasuria e shtuar (e parave)për të cilënështë obligim dhënia e Zekatit, dhe shpeshherëpërdoret për çdokë që zotëron pasuri me të cilën i kryen nevojat e veta, edhe në qoftë se ajo (pasuria e tij) nuk arrin Nisabin.

Ndërsa i varfëri,është ai që nuk ka pasuri, dhe as të ardhura të fituarahallall, pozita e të cilit është në mjaftueshmërinë e kafshatës, veshje, strehimit, dhe pjesës tjetër të asaj që është e domosdoshme për jetesë, dhe ndaj të cilëve është detyrëdhënia.

Së dyti: Disa dijetarë janë argumentuar me këtë fjali, për të treguar se zekatiduhet t’i jepet Imamit ose zëvendësit të tij, por shumë studiues e kanë saktësuar se është e preferuar për njeriun që këtë t’a bëjë shpërndarjen e tij vetë. Imam Ahmedi ka thënë: “Më e preferuar për mua është që t’ajapë atë (zekatin) vetë, por edhe nëse e paguan tek udhëheqësikjo është e lejuar”.

Po ashtu, shumë dijetarë janë argumentuar me thënien e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«فترد على فقرائهم »-«…dhe t’u kthehet të varfërve të tyre…»se është e lejuar dhënia Zekatit tërësisht, apo pjesërisht, njërit prej tetë klasifikimeve të përmendura në Fjalën e Allahut të Lartësuar:

}إنما الصدقات للفقراء والمساكين والعاملين عليها والمؤلفة قلوبهم وفي الرقاب والغارمين وفي سبيل الله وابن السبيل{

{ Lëmoshat(e Zekatit) janë për të varfërit, nevojtarët, mbledhësite tij,për zbutjen zemrave të tyre, për lirimin e robërve, për borxhlinjtë, nërrugën e Allahut dhe për udhëtarin ...}(1)

Nëse një person ia jep Zekatin e tij një të varfëri, ose një grupi të varfërish, ose e shpërndanëatë për të varfërit dhe nevojtarët, dhe përpjekësve në Rrugën e Allahut, e kështu me radhë, e gjithë kjo është e lejuar – Në dashtë Allahu i Lartësuar - , pasi për dhënësin e Zekatit nuk kërkohet tjetër përveçse angazhimi në pagesën e pasurisë së Zekatit tek ata të cilët e meritojnë atë,në mënyrë që ai të quhet i tillë, dhe të mos ia japë atë asnjë personi para se t’a verifikojë nëse ai është prej meritorëve të Zekatit.

Së treti: Disa dijetarë duke cituar thënien e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«تؤخذ من أغنيائهم فترد على فقرائهم»-«…të merret nga të pasurit e tyre e t’u kthehet fukarenjve të tyre» kanë thënë se nuk është e lejuar për t’a dhënë zekatinpërveçse në të njëjtin shtet, kështu që muslimani të mos e kalojë zekatin në një shtet tjetër. Por shumë prej verifikuesëve (saktësues), duke përfshirë në mesin e tyre edhe Shejh el-Islam Ibn Tejmije - Allahu e mëshiroftë - e sheh ndryshe këtë, ku edhe thotë: “Zekati mund të transferohet, si dhe të përdoret në të mirën e sheriatit”.E kjo si në rastin kur në një shtet vend tjetër ka të afërmqë kanë nevoja, ose kur shfaqet fenomeni i urisë në një shtetprej shteteve të muslimanëve, ose të shpallet Përpjekja Islame në një vend të caktuar, ku mund të shpenzohet një pjesë e zekatit në të....e kështu me radhë.

Edhe përkundër mendimit që lejon transferimin e zekatit, dijetarët – Allahu i mëshiroftë – janë të një mendimi se origjina e dhënies së zekatit është të shpërndahet në shtetin e pasurisë ku edhe u bë obligim dhënia e tij, ashtu siç ata janë të një mendimi gjithashtu se nëse banorët e atij vendi (shteti) janë të pa nevojshëm për marrjen e zekatit, në tërësi apo pjesërisht, për shkak të mungesës së klasifikimeve që e meritojnë, ose për shkak numrit të tyre të vogël dhe pasurisë së shumtë, lejohet transferimi tek të tjerët jashtë tyre. 

Megjithatë obligim për muslimanin është që të angazhohet, përpiqet, dhe të tregohet i gatshëm, për të dhënëzekatin e pasurisë së tij tekmeritorët e tij. Nëse gjejnë të tillë në të njëjtin shtet, të tillët janë më të denjë e për këtë nuk ka dyshim, e nëse jo, atëherë le t’a transferojë për tek një vend në të cilin gjenden meritorët e tij.

Së katërti:Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – :

«فإن هم أطاعوك لذلك فأعلمهم أن الله افترض عليهم صدقة تؤخذ من أغنيائهم فترد على فقرائهم...»

«E nëse ata të ndjekin në këtë, mësoju atyre se Allahu ua bëri obligim atyre dhënien e lëmoshës (së zekatit) duke ua marrë prej të pasurve të tyre e t’u kthehet të varfërve të tyre…»

Ku në përmendjen e zekatit pas dy dëshmivedhe namazit, ka argument se ai – pra zekati – është obligimi më i madh pas namazit. E në Kur’an hasim shpesh që namazi dhe zekati përmenden bashkarisht (afër e afër njëri-tjetrit), kjo për shkak të rëndësisë së madhe të zekatit. Thotë Allahu i Lartësuar: { وأقيموا الصلاة وآتوا الزكاة} kuptimi {Dhe faleni Namazin dhe jepeni Zekatin}(2).

Dhe se në Kur'an dhe Sunet kanë ardhur argumente që nxisin për të, paralajmërime rreth tij, dhe kërcënime të ashpra për ata që e lënë atë. Prej tyre përmendim Fjalën e të Plotfuqishmit: {خذ من أموالهم صدقة تطهرهم وتزكيهم بها}kuptimi {Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë (zekatin) t’i pastrosh ata, e me të cilën do t’ua shtosh veprat e mira.}(3), e thënien e Tij:

}وما تقدموا لأنفسكم من خير تجدوه عند الله هو خيراً وأعظم أجرا واستغفروا الله إن الله غفور رحيم{

{E çfarëdo që të jepni për veten tuaj prej mirësive, do t’a gjeni atë tek Allahu, ajo do jetë më e mirë dhe me shpërblim më të madh. E  kërkojini Allahut falje, pasi Allahu është Falës e Mëshirues}(4), e shumë të tjera.

Në dhënien e zekatit ka mirësi të mëdha tek Allahu i Lartmadhërishëm, ashtu siç ajo e pastron dhënësin e saj prej papastërtive të mëkateve, dhe e shpërlanë atë prej ndyrësirave ashtu edhe i shton moralit të tij bukuri, bujari dhe mirësi, duke e larguar prej pangopshmërisë dhe koprracisë, e ia  pastron pasurinë e tij nga të këqiatdhe prishja, e të tjera përfitime tëmëdha dhe dobi madhështore si këto, të cilat nuk perceptohen dot vetëmsenga ai i cili e ka vënë në zbatim këtë të drejtë të Allahut mbi këtë pasuri.

Qëndresa e tetë: Thëniae tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –:«فإياك وكرائم أموالهم... »-«… kij kujdes (e mos prek) mallin e tyre më të mirë»dhe qëllimi me “mallin e mirë” këtu është: pasuria e lakmueshme, ku në këtë rast ka për qëllim: përmbledhja të gjitha cilësive të plota të mundshme në të (kafshën) prej: qumështit të bollshëm, paraqitjes së bukur, apo mishi e leshii shumtë, sikur i Dërguari i Allahut –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – i thotë:“Kujdes e mos merr mallin më të çmuar që lakmohet, por merr të mesmen, pasi nuk bën që t’i nxirret Zotit të pasurisë, mallin më të keq e të pavlefshëm, dhe më të dobëtin e tij, por që të nxjerrin atë që është tek mesatarja, dhe nëse dikujt i pëlqen që të dhurojë më të mirën që kaatëherë kjo është më e mirë për të dhe do ketë shpërblim më shumë.

Qëndresa e nëntë:Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

«واتق دعوة المظلوم، فإنه ليس بينها وبين الله حجاب»

«..dhe ruaju duasë së atij që i është bërë padrejtësi, pasi mes saj e mes Allahuts’ka perde», këtu kemi të bëjmë me dy çështje:

Së pari: E përmendi Pejgamberi- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - këtë fjali - në të cilën kanjë paralajmërim të ashpër në lidhje me duanë e të shtypurve - pasi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë::«فإياك وكرائم أموالهم... »-«… kij kujdes (e mos prek) mallin e tyre më të mirë» si një tregues prej tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -se të marrurite pasurisë më të mirë është padrejtësindaj pronarittë pasurisë, dhe shkelje e të drejtës së tij.

Së dyti: Në këtë, ka një kërcënim të prerënga Profeti- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –në lidhje me padrejtësinë, kukuptimi i fjalës së tij – Bekimi i Allahut dhe Paqja e Tij qofshin mbi të - :“Ruajuduasë të atij që i është bërë padrejtësi, dhe vër mes teje dhe mes saj (duasë) një mbrojtje me anë të mbajtjes së drejtësisë, lënies së padrejtësisë, në mënyrë që ai ndaj të cilit është bërë padrejtësia të mos bëjë dua kundër teje, e t’i pranohet duaja, pasi mes saj dhe mes Allahut nuk ka pengesë, por është e pranueshme tek Allahu i Plotfuqishëm.”Dhe se në këtë ka një kërcënim për të gjitha llojet e padrejtësive, qoftë në marrjen zekatin, qoftë në të gjitha institucionet dhe përgjegjësitë, prandaj le të ketë kujdes e të ruhet çdo përgjegjës nga padrejtësitë, pasi duaja e atij që i është bërë padrejtësi është e pranuar, edhe në qoftë lutësi kriminel, apo i prishur, ashtu siç e transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur prej tij –merfuan(të ngritur):

«دعوة المظلوم مستجابة، وإن كان فاجراً ففجوره على نفسه»

«Lutja e atij që i është bërë padrejtësi është e pranuar, edhe nëse ai ka qenë i prishur, pasi gjynahet e tij janë në dëm të vetes së tij» (5). Hafidh Ibn Haxher ka thënë: “Zinxhiri i tij është Hasen (i mirë).”

 

 ___________________________________

(1)   . Sureja: et-Teube, ajeti: 60.

(2)   . Surja: el-Bekare, ajeti: 43.

(3)   . Sureja: et-Teube, ajeti: 103.

(4)   . Sureja: el-Muzzemmil, ajeti: 20.

 

(5)   . Transmetuar nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij(3/56 had.8577).

Comments  

#4 H invasion ventricle, decreased, oocytes adenomyosis.upkiiyuwug 16 Ramadan 1440 AH
Amoxicillin Without Prescription: http://mewkid.net/buy-amoxicillin/ Amoxicillin Without Prescription onx.kpdj.sq.alssunnah.org.sro.hz http://mewkid.net/buy-amoxicillin/
Quote
#3 Functionally running formation side; cheap involved.oedsumunexnb 16 Ramadan 1440 AH
Buy Amoxicillin: http://mewkid.net/buy-amoxicillin/ Buy Amoxicillin vtv.rman.sq.alssunnah.org.ckp.pp http://mewkid.net/buy-amoxicillin/
Quote
#2 End-tidal misuse, remission primips: organomegaly.ekaujuq 22 Rexheb 1440 AH
Buy Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules ngg.ympm.sq.alssunnah.org.rro.jw http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#1 Avoid restarting preserving cystinosis pellets, fertility interposition.ubiciwup 22 Rexheb 1440 AH
Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Buy Amoxicillin gvi.bgkw.sq.alssunnah.org.pvx.nn http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote

Add comment

Security code
Refresh