Episodi i Katërt ( 4 )

Kuptimi i fjalës në terminologji dhe semantikë dhe përkufizimet e sunetit

Kuptimet e një fjalë në fushën terminologjike dhe semantike

Rëndësia e njohjes së dallimeve mes kuptimeve të gjuhësore dhe kuptimet idiomatike.

Konfuzioni në semantikë dhe mungesa e njohjes së dallimeve në mes të kuptimeve të gjuhës, gjë e cila është një çeshtje jashtëzakonisht e rrezikshme kur të  përfshihen kuptimet idiomatike e terminologjike. Shume persona duke mos i  njohur kuptimet e tyre bën që  këta njerëz t’i çojë në gjykimet dhe dispozitat më të këqija, e për rrjedhojë në rezultatet më të trishtuara.  Kjo është tema që ne do të shqyrtojmë në vazhdim të këtyre faqeve. Pastaj duke shpjeguar përkufizimin e fjalës sunet do të jetë me e lehtë të mësoni dallimet në mes të kuptimeve gjuhësor dhe kuptimet e idiomatike.

Duke u bazuar në të themi:

"Ebu Hilal El-Askerij" ka thënë: "Dallimi në mes të emrit me kuptim të zakonshëm dhe emrit me kuptime teminologjike është se emri me kuptime terminologjike është transferuar nga origjina gjuhësore e tij, duke e marrë këtë emër veprimi, rregulli, gjykimi apo ndodhia në legjislacionin Islam (sheriat) si përshembull: namazi, zekati, agjërimi, besimi në Zot (Imani), mohimi I Zotit (Kufri) apo të kuptime të tjera të ngjashme me to.

Këta emrat përpara se të vinte legjislacioni islam përdoreshin për kuptime të tjera, por më pas me zhvillimin e  legjislacionit islam ato morën kuptime ndryshe nga ajo që ishin përdorur më parë. Shumë prej kuptimeve të tyre, tashmë filluan të përdoreshin sipas kuptimit të rid he ky është realiteti i tyre, e kuptimi gjuhësor i tyre përdoret si si kuptim metaforik. A nuk e shikoni se sot përdorimi i fjalës (salat) për të bërë një lutje (dua) përdoret si metaforë edhe pse ky ishte kuptimi real i saj.

Emri në kuptimet e zakonshme që është transferuar nga vetë përdorimi i zakonshëm në një kuptim tjetër të e fjalës, është fjala që ne përdorim: (dabbeh - kafshë), kështu ajo është bërë emër për disa lloje të tyre gjë që më përpara i përmbledhte të gjitha llojet etyre.

Ndërsa tek dijetarët në qoftë se ligjërata vjen nga Allahu i Plotfuqishëm, atëherë fjala ka kuptimin e saj gjuhësor për diçka e në përdorimin e zakonshëm tregon se ajo përdoret për diçka tjetër, si dhe në legjislacionin islam ajo merr një kuptim tjetër.

Kështu tek dijetarët është e detyrueshme që të merret për bazë kuptimi i mbi të cilën ajo ka marrë nga legjislacioni islam. Kjo gjë ndodh për shkak se kuptimi I saj kaloi nga kuptimi themelor i saj që ishte kuptimi gjuhësor, gjë e cila ishte më primare që të përdorej sipas kuptimit të cilin e ka marrë nga përdorimi i zakonshëm i kësaj fjale. Kështu nëse një fjalë në aspektin gjuhësor ka nje kuptim porn ë përdorimin e zakonshëm ajo ka marrë një kuptim tjetër, ndryshe nga ai gjuhësor, atëherë më primare është që kuptimi i kësaj fjale të jetë ai kuptim që fjala ka marrë gjatë përdorimit të zakonshëm dhe të përditshëm. Po ashtu nëse një shprehje në legjislacionin islam merr një kuptim ndryshe nga çka nënkuptonte më përpara, atëherë fjala merr përdorimin sipas kutimit të saj brenda legjislacionit islam sepse marrja e kuptimit sipas legjislacionit islam është më primar se kuptimet e tjera. Gjithashtu që të gjithë fjalët ne legjislacioni islam kërkojnë të jenë të qarta sin ë fjalën e Allahut në Kuranin Fisnik ku thotë: faleni namazin e jepni zekatin

 (El-Bekare 43).

( وَأَقِيمُوا الصَّلاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ ) (البقرة:43 ).

Kjo gjë është bërë e ditur në sajë të argumentit dhe se nuk ka për qëllim kuptimin gjuhësor të saj. Ekzistojnë dy lloje të saj:

Së pari: fjala të ketë për qëllim nje kuptim i cili nuk është përdorur nga ana gjuhësore me përpara për këtë fjalë, si përshembull: namazi e zekati.

Së dyti: fjala të ketë për qëllim të njejtin kuptim me kuptimin gjuhesor të fjalës, por që në legjislacionin islam ajo mund të marrë një emër në një formë të përcaktuar, ose arrin në kufinj të posaçruar duke marrë formë tjetër ndryshe nga çfarë nënkuptonte më parë, si përshembull: agjërimi, abdesi dhe çeshtje të ngjashme me to[1].

Ky që thamë më sipër është shumë e rëndësishme, dhe për ta shpjeguar më tepër them që:

Emrat klasifikohen në tri lloje:

Lloji i parë: në të klasifikohen ato kategori tek të cilat njihet caqet e tyre në legjislacionin islam si: besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi.

Lloji i dytë: në të klasifikohen ato kategori tek të cilat njihet caqet e tyre në gjuhë, të tilla si: dielli, hëna, nata dhe dita.

Së treti: në të klasifikohen ato kategori tek të cilat njihet caqet e tyre sipas përdorimit të zakonshëm e tradicional, të tilla si: arrestimi.

Shprehjet  në legjislacionin islam - megjithëse ato janë fjalë me origjinë arabe – domosdoshmërisht  duhet që të njihni  kuptimin që ato kanë për qëllim në  legjislacionin islam. Sepse legjislacionin islam I ka transformuar kuptimet e fjalëve nga kuptimi i tyre origjinal në kuptime të tjera, të cilat janë kuptime që kanë lidhje të përbashkëta mes kuptimit origjinal dhe kuptimit të ri.

Fjala që ka kuptimin e namazit (salat) në anën gjuhësore ka kuptimin e lutjes. Më pas ajo në terminologjinë islame  kjo fjalë mori kuptimin e posaçëm për fjalë dhe veprime të caktuara.

Fjala zekat, në origjinën e saj gjuhësore ka kuptimin e  rritjes, të shtimit e të zhvillimit. Ndërsa në legjislacionin ajo mori një kuptim të posaçëm që nënkupton dhënjen  e pjesës së pasurisë që takon të japë ndaj kategorive të caktuarë që e meritojnë atë, duke e konsideruar atë si një mënyrë pagese që çon ndikon në rritjen dhe shtimin e saj.

Edhe fjala (sijam - agjërim) që nenkupton në origjinën e gjuhës arabe ndalimin në mënyrë absolute. Në legjislacionin islam  ajo merr kuptimin që të hiqni dorë nga gjërat caktuara dhe në periudha kohore të caktuara.

Fjala Haxh  në origjinën e gjuhës arabe nënkupton synimin, qëllimin. Ndërsa në legjislacionin islam, kjo fjalë nënkupton synimin dhe qëllimin e destinuar për të vizituar shtëpinë e Allahut, duke kryer gjatë vizitës së saj veprime të caktuara.

Kështu që legjislacioni islam nuk i ka transformuar kuptimet gjuhësore të këtyre fjalëve – apo të fjalëve të tjera – në mënyrë të plotë nga kuptimet e tyre gjuhësore, dhe gjithashtu nuk i ka lënë ato siç ishin në kuptimet origjinale gjuhësore të tyre. Por legjislacionin islam ka posaçëruar në mënyrë të veçantë disa prej burimeve të saj, ashtu si edhe njerëzit në përdorimin e tyre të zakonshëm posaçërojnë disa fjalë të bazuar në disa nga burimet e saj[2].

Nëse ndonjë njeri kundërshton këtë metodë në marrëdhënjet e tij me terminologjinë e legjislacionit islam dhe nuk i kupton këto ndryshime e dallime që janë mes tyre, atëherë, ky person e ka humbur rrugën e drejtë, me nje humbje të madhe. Për këtë ne e kemi të domosdoshme të tregojmë pamjen e mospajtimit ndërmjet kuptimit të fjalës (sunet - traditë) në kuptimin e saj gjuhësor si dhe kuptimin e saj në terminologjinë e legjislacionit islam. Në vijim do të shpjegojmë këtë gjë.

Fjala sunet në gjuhën arabe:

Fjala sunet në gjuhën arabe: rrjedh nga folja (sen-ne) ku shkronja sin ka zanoren e, dhe gërma (nun) është dubluar, ose nga fjala (Sunen). Kjo fjalë nënkupton rrjedhjen e një sendit dhe vazhdueshmërinë e saj me lehtësi[3]. Kjo gjë nënkupton përsëritjen e veprimit deri sa kjo gjë u bë rregull bazë.

Ajo ka disa kuptime:

1.  Biografia në mënyrë të vazhdueshme dhe metodat e ndjekura zakonisht, pavarsisht rastit në qoftë se është mirë apo e keqe. Ky është një nga kuptimet bazë dhe të përgjithshme të fjalës sunet. Ibn Ethiri ka thënë: (fjala sunet është përmendur në hadithe në të cilat ajo ka ardhur me kuptime ndryshe nga kuptimi bazë i saj, edhe pse baza e saj është metoda dhe biografia)[4]. Duke ditur se përshkrimi i biografisë dhe një metode të mirë apo të keqe në realitet vjen përmes përshkrimit dhe zhvillimit të saj.

Mënyra që ka ardhur nëpërmjet përshkrimit transmetohet në thënjen e Profetit Muhamed - paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të - i cili ka thënë : kush vepron një vepër të mirë në islamit atëherë ai e ka shpërblimin e saj dhe shpërblimin që njerëzit e tjerë e veprojnë këtë punë pas tij, pa pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre.  Kush vepron një vepër të keqe në islamit atëherë ai e ka ndëshkim për të dhe ndëshkimin që njerëzit e tjerë e veprojnë këtë punë pas tij, pa pakësuar asgjë nga ndëshkimi i tyre[5].

Në kuptimet shtesë fjala (sunet) merr kuptimet e fjalës (lavdërim) ose (ofendim, shpifje). Këto kuptime i merr në varësi të përcaktorit që vjen pas saj. Në thënjen e Profetit Muhamed - paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të - i cili ka thënë :

(.... duhet të merrni sunetin tim dhe sunetin e halifeve të udhëzuar. Kapuni fort pas saj[6].  

Këtu fjala sunet vjen me kuptimin  e mirë dhe të lavdërueshëm.

Ndërsa në thënjen e Profetit Muhamed - paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të - i cili ka thënë : "njerëzit më të urryer tek Allahu janë tre persona: një ateist në vendet e shenjta, dhe një person që dëshiron të fusë në Islami sunete që janë vepruar në epokën e injorancës[7].

Profetit Muhamed - paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të - i cili ka thënë: do të ndiqni sunetet e atyre që ishin para jush pëllëmbë për pëllëmbë e krah më krah, madje do t’i ndiqni edhe nëse hynë në vrimën e hardhucëc. Shokët e tij thanë: O i Dërguari i Allahut, çifutët dhe të krishterët do të ndjekin? E kë tjetër përveç tyre- tha[8].

Në këtë rast fjala sunet vjen me kuptimin e keq dhe të dënueshëm.

Kjo thënie e ka origjinën e saj gjuhësore në shprehjen: (senentul-mae) i shtiva uje pra e derdha. Në librin Kamus El-Arab: (sen-ne alejhil-mae) I shtiu atij uje me la… do të thotë I hodhi ujë. Dhe thuhet I hidhte ujë me mënyrë të rrjedhshme dhe me lehtësi.

Ndërsa shprehja (senne el-mae ala vexhhihi) hodhi ujë në fytyrën e tij me lehtësi. El-Xheuherij ka thënë: (sen-nel-mae ala vexhhihi) hodhi ujë në fytyrën e tij në mënyrë të vazhdueshme e me butësi. Në hadithin e atij beduinit i cili erdhi e urinoi në xhami në të cilin thuhet: “solli një kovë me ujë dhe ia  derdhi lehtë[9] domethënë: ia derdhi; (sen-ne alejhi) do të thotë: derdhi me lehtësi. Ndërsa ne hadithin e "Amr Bin El-Asit" - Allahu qoftë i kënaqur me të - në prag të vdekjes së tij tha: hidhni dhe mbi trupin tim dhe ta hidhni lehtë atë[10], do të thotë që fjala (sen-nu) nënkupton hidhni dheun me lehtësi[11].

Arabët e përngjasuan metodën e përdorur dhe biografinë e vazhdueshme me diçka që derdhet dhe që lëviz. Kjo gjë bëhet për shkak të vazhdimësisë së episodeve të saj në një qasje të vetme. Këtë kuptim ka edhe vjersha e Khalid Bin Utbeh El-Hudhelij në të cilën thotë:

(nga biografia që ti kë vendosur kurre mos u ndaj;

 Ti i kënaqur me të ke qënë dhe kudo qw ty tw pasoi)[12]

Në këtë kuptim gjuhësor erdhi në Kuranin Fisnik fjala sunet, ku Allahu i Madhëruar ka thënë: Çfarë i pengon njerëzit të besojnë, kur u vjen udhëzimi - dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre?! Apo presin vetëm që të pësojnë fatin e popujve të parë ose që t’u vijë dënimi i hapët?! (surja El-Kehf 55).

( وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَنْ يُؤْمِنُوا إِذْ جَاءَهُمْ الْهُدَى وَيَسْتَغْفِرُوا رَبَّهُمْ إِلاَّ أَنْ تَأْتِيَهُمْ سُنَّةُ الأَوَّلِينَ ) ( الكهف:55).

Dhe tha: Ky ishte ligji Ynë, për të dërguarit e ardhur para teje, kështu që edhe ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji Ynë”. (surja El-Isra 77).

(سُنَّةَ مَنْ قَدْ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنْ رُسُلِنَا وَلا تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحْوِيلاً) (الإسراء:77).

 

2.  Suneti vjen me kuptimin e modelit më të mirë dhe të udhëheqësit që i takon të ndiqet.

Në fjalorin (Lisan El-Arab) ka thënë: filani ndoqi rrugën e mirësisë dhe e pasoi atë. Kjo nëse fillon të veprojë vepra mirësie gjë të cilën nuk e njihnin populli i tij, kështu që ata e morën prej tij këtë vepër mirësie dhe e vazhduan atë në ndjekje të tij[13].

Et-Taberiu ka thënë: suneti është shembulli që pasohet, udhëheqësi që ndiqet. Më pas shtoi duke thënë se : një njeri mes nesh (sen-ne) pasoi një veprim të mirë dhe po ashtu ndoqi një udhë të keqe: kur bën një veprim që në të ndjekin të mirën apo të keqen. E tillë ishte thënja e "Lebid Bin Rebiah":

(ti je i tillë ishe ku prej teje pasuan baballaret ***

e çdo popull ndër ta ndjek udheheqësit e imamllarët)***

"Sulejman bin Katteh" ka thënë:

(për banorët e Taf-fit, Hashimijtë janë më primarë

janë të barabartë kur i pasojnë këta të ndershëm e bujarë)[14]

Kështu, në këtë kuptim gjuhësore erdhi thënja e Profetit Muhamed - paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të - i cili ka thënë: prej çdo vrasje që ndodh në mënyrë të pa drejtë, do të jetë ndëshkim edhe ndaj të birit të Ademit për shkak se ai ishte i pari i që kreu aktin e vrasjes[15]. Kjo do të thotë se Kabili i cili vrau vëllain e tij Habilin, merr ndëshkim për çdo gjakderdhje. Thënja e tij: (i pari që kreu aktin e vrasjes) nënkupton se nëse ndonjëri kryen një vepër dhe pasohet nga të tjerët, atëherë ai person për veprën e kryer do të ketë shpërblim ose ndëshkim. Rregulli bazë në këtë çeshtje është se ndihma në gjërat që nuk janë të lejueshme janë haram (të ndaluara)[16].

Kështu, arabët e kanë quajtur me fjalën sunet çdo punë të cilën për herë të parë e ka nisur një person dhe është pasuar nga njerëzit e tjerë pas tij[17].

Ky është kuptim që "Nasib" thotë:

(Sikur unë jam i pari i dashuruar dhe të më pasojnë në dashuri***

I dua njerëzit dhe kur unë dua si dashuria ime nuk do asnjeri)***

3.  Fjala sunet vjen edhe me kuptimin e diçkaje të lëmuar e të zbukuruar. Thuhet: (sen-ne esh-shej’e) domethënë: e zbukurove dhe e bëre të butë atë.

Në librin "Lisan El-Arab" ka thënë: fjala sunet ka kuptimin e pamjes, të butësisë dhe të diçkaje të lemuar. Thuhet (një person është ) me fytyrë të çelur, ose me fytyrë rrumbullake, dhe thuhet me pamje, ose thuhet: balli i tij dhe që të gjitha kanë kuptimin e butesisë dhe lëkurës së lëmuar.

Në këtë kuptim kanë ardhur shumë vjersha nga arabët. "El-Eashaa" ka thënë:

  (Bujar e i ndershëm në të gjitha sjelljet e tij shkwlqente ***

Si muavija qw ishte bujar, e bujaria natyrshwm prej tij rrjedhte)***

Ai kishte për qëllim me fjalën e tij (el-ekremines-sunen) me fyryrë bujare. Fjala (sunen) është interpretuar me kuptimin e fjalës fytyrë. Fjala (sunen) është shumësi i fjalës suneh.

"Dhu El-Rrummeh ka thënë":

(Pamjen e fytyrës të mirë ai ty të tregon***

Të butë, pa plage në të, e nuk tw nervozon)***

Kishte për qëllim në thënjen e tij: (turike sun-nete vexhhin) do të thotë: të tregion fytyrën e rumbullakët të saj.

"Thae’leb" ka thënë:

(Në pasqyrë fytyra e saj është plot bardhesi***

Se qëndron në shtëpi në ambjent me butësi)***

Kishte për qëllim me thënjen e tij (fil-mira’ti suntiha): pamja e saj përpara pasqyrës[18].

Gjithashtu, transmetohet në thenjen e Profetit Muhamed - paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të - që të ketë të njejtin kuptim. Hadith në të cilin thuhet: se Profetit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) i nxiti njerëzit të jepnin sadaka ndërkohë që u ngrit një njeri me pamje të keqe[19] ( fjala sunet në këtë rast ka kuptimin e pamjes së tij ).

4.  Fjala sunet vjen edhe me kuptimin e rëndësisë për diçka dhe kujdesin për të. Thuhet (sen-ne el-ibil) nëse i ruan dhe kujdeset mirë për to. Vepra të cilën e ka vepruar në mënyrë të zakonshme Profetit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) është quajtur sunet (traditë) sepse Profetit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) është kujdesur që ta kryente atë në mënyrë të përsosur dhe të vazhdueshme[20].

5.Fjala sunet vjen edhe me kuptimin e qartësisë. Thuhet (sen-nel-emr) që do të thhotë e bëri të qartë. Dhe thuhet (sen-nallahu ahkamehu lin-nasi) i beri Allahu ligjet e tij të qarta për njerëzit. Kështu që fjala (sen-nallahu), i bëri të qarta, ligjet, urdhërat e ndalimet e Tij. Në një hadith thuhet: “unë harroj dhe përpiqem që të mos e harroj[21], nënkupton: unë përpiqem që të mos harroj duke u udhehequr njerëzit drejt udhëzimit në udhë të drejtë dhe duke ua bërë atyre të qartë atë që ata kanë nevojë me qëllim që nëse u shfeqet atyre harresë ta kujtojnë dhe të ta veprojnë.

 



[1] Shiko el-Furuk faqe 56.

[2] Shiko fetava shejhul-islam Ibn Tejmije (7/298-302) , dhe librin muhtesar el-savaik el murseleh 2/347.

[3] Shiko librin mekajis el-lugah 3/60.

[4] Shiko el-nihajetu fi garib el-hadith fq 449

[5] Muslimi e transmeton këtë hadith numer 1017.

[6] Ebu Davudi e transmeton këtë hadith numer 4607, dhe Tirmidhiu e transmeton këtë hadith numer 2678.

[7] Buhariu e transmeton këtë hadith numer 6882

[8] Buhariu e transmeton këtë hadith numer 7320

[9] Buhariu e transmeton kwtw hadith numer 57, 58. Muslimi  e transmeton kwtw hadith numer 284.

[10] Muslimi  e transmeton kwtw hadith numer 121

[11] Shiko lisan el-arab 13/227, el-kamus el-muhit 4/239, el-mu’xhem el-vesit 1/455-456.

[12] Shiko lisan el-arab 12/225

[13] Shiko lisan el-arab 13/225

[14] Tefsiri I Taberiut 4/100

[15] Buhariu e transmeton kwtw hadith numer 3335 Muslimi e transmeton kwtw hadith numer 1677.

[16] Shiko tekmiltu el-feth el-mulhim 2/213

[17] Shiko lisan el-arab 13/224

[18] Shiko lisan el-arab 13/224, el-kamus el-muhit 4/239, el-mu’xhem el-vesit 1/455-456.

[19] Imam Ahmedi e transmeton kwtw hadith 4/288, 296.

[20] Shiko lisan el-arab 3/212, taxhul-urus 9/243-244.

[21] Imam Maliku e transmeton kwtw hadith nw muvatta, nw kapitullin e harresws, me nr 2.

Add comment

Security code
Refresh